Rektori i Universitetit Luarasi, Et’hem Ruka, gjatë fjalës së tij në takimin mbi projektin CORE-ED Academy, që synon rehabilitimin e fëmijëve që kryejnë vepra penale, tha se është i rëndësishëm dhe shumë njerëzor. Ruka deklaroi se Luarasi, që është universiteti iniciues i këtij projekti, do të bëjë të gjitha përpjekjet që të zhvillohet në kohë.
“Projekti që përurojmë sot ka në thelb një çështje shumë të rëndësishme, atë të rehabilitimit të fëmijëve që bëjnë vepra penale dhe si të integrohen. Por, ne nuk vijmë pa asnjë përvojë në këtë projekt që po promovojmë sot. Sapo kemi mbaruar një projekt tjetër të financuar nga qeveria shqiptare, për të cilin është punuar shumë, kemi fituar përvojë, ekspertizë. Me dëshirën e madhe që universitete nuk janë diçka teorike, por në fund të fundit vlerësohen për çfarë bëjnë për shoqërinë. Kështu që projekti që kemi në proces është shumë i rëndësishëm në këtë aspekt, që lidh universitetet me nevojat e vendeve tona. Unë besoj se në të gjitha vendet tona të rajoni, ashtu si në botë, adoleshentët kanë shumë probleme me ligjin, aq sa në Shqipëri jemi detyruar të mbyllim TikTok për efektet negative që ka te fëmijët. Kjo për një arsye të vetme, pasi para dy muajsh një fëmijë adoleshent, u godit nga shoku i tij me thikë dhe humbi jetën. Dhe ne pamë atë që e goditën që kishin vënë në Tiktok foton me thikë në dorë. Ky është një rast i vetëm, por ka dhe shumë raste të tjera me fëmijët adoleshentë të cilët nuk duhet të humbasin, por t’i rikthehen jetës normale si njerëz normalë.
Ndaj, ky projekt është i rëndësishëm sepse lidh universitete, me policinë, burgjet, punonjësit socialë, mënyrën sesi ata duhet ta ndërtojnë jetën, t’i kuptojnë këta fëmijë, cilat kanë qenë arsyet që i kanë çuar deri këtu, shkeljet që kanë kryer dhe si mund t’i rikthejmë sërish në jetë si njerëz normalë.
Universiteti Luarasi duke marrë edhe detyrën e liderit në këtë projekt, do të bëjë të gjitha përpjekjet që projekti të zhvillohet në kohë sipas të gjitha procedurave të parashikuara. Projektet duhet të vlerësohen çfarë përfitimi do kenë njerëzit që punojnë me fëmijët në burgje, kështu që kjo krijon një lidhje të fortë mes universiteteve tona, policisë së burgjeve, punonjësve sociale…
Është një gjë shumë e rëndësishme dhe mbi të gjitha shumë njerëzore. Uroj që të gjithë aktorët e universiteteve të punojnë bashkarisht, të shkëmbejmë përvojat tona dhe në fund projekti të japë produktin e tij të kësaj çështjeje”, tha Ruka.
Duke folur për Universitetin Luarasi, rektori Ruka tha se ka hedhur hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizmit dhe se për vitin vitin akademik 2025-2026, do të fillojë me tre programe studimi të përbashkëta me një nga shkollat më të mira britanike, London School of Economics.
“Sot në vendin tona janë mbi 206 programe studimi që zhvillohen anglisht. Edhe universiteti ynë ka hedhur hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e tij duke bashkëpunuar me universitete të tjera serioze. Praktikisht në vitin akademik 2025-2026, ne fillojë me tre programe studimi të përbashkëta me një nga shkollat më të mira britanike, London School of Economics.
Kjo është një arritje sepse është një nga shkollat më të mira në botë dhe studentët shqiptarë do kenë mundësi të marrin studimin e lartë në Shqipëri dhe të kenë të njëjtën diplomë që jepet edhe në Londër”, tha ai.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.