Me votën e qindra psikologëve nga i gjithë vendi, Dr. Valbona Treska është zgjedhur presidentja e parë e “Urdhrit të Psikologëve”, organit të parë gjithëpërfaqësues të psikologëve anembanë vendit. Rezultati i kësaj asambleje i hap rrugën funksionimit të tij, duke rregulluar për herë të parë në Shqipëri këtë profesion aq human dhe të nevojshëm. Qindra psikologë të Asamblesë së “Urdhrit të Psikologut” votuan për çuarjen drejt standarteve europiane të shërbimit të ofruar nga psikologët, që do të jetë aq i nevojshëm në Paktin e Mirëqënies Sociale që do të nënshkruajmë me të gjitha bashkitë.
Urdhri i Psikologëve konsiderohet si një mekanizëm për të ofruar këshillim në grupet në vunerabël të shoqërisë siç janë fëmijët në situatë rruge, të miturit dhe gratë e dhunuara. Psikologët kanë ndërmarrë takime dhe fushata sensibilizuese në të gjithë vendin dhe deri më tani janë regjistruar rreth 500 anëtarë për të qenë pjesë e Urdhrit të Psikologut.
Personat e pakualifikuar dhe ata që janë të mangët në përgatitje e që vijnë nga profesione që nuk kanë lidhje me psikologun dhe nuk kanë asnjë nga masterat apo doktoraturat në këtë fushë, nuk mund të jenë pjesë e Urdhrit të Psikologut.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.