Këshilla & Arsye

May 23, 2019 | 10:29

Urtikaria: 1 në 5 persona vuajnë, veçanërisht gratë dhe grupmoshat 35/45

 

Sipas studimeve të fundit, urtikaria kronike shërohet spontanisht në harkun e një viti në 25% të rasteve, zgjat nga 1 vit deri në 5 vjet në 60% të rasteve dhe vazhdon për më shumë se 5 vjet në 15% të rasteve.

orticaria-colinergicaNjë në pesë persona, të paktën një herë në jetën e tyre kanë raportuar një episod të urtikaries akute. Urtikaria kronike, më pak e shpeshtë se sa forma akute, sipas disa studimeve, është e pranishme në rreth 2% të popullsisë. Për më tepër, urtikaria më së shumti ndikon në seksin femëror dhe në rangun e moshës që shkon nga 35 në 45 vjet. Ekzistojnë forma pak a shumë serioze të urtikarias: format më serioze shfaqen nga një numër më i madh puçrash, nga një kruajtje më intensive, nga prania e angioedemës, veçanërisht nëse kjo është e pranishme në rrugët e frymëmarrjes ose në zorrë.

Çfarë është urtikaria?

Urtikaria është një sëmundje që shfaqet me puçrra të enjtura ose me angioedemë, ose të dyja bashkë. Puçrra është e krahasueshme me një pickim të insekteve, pra nga një ngjyrim i lehtë në të kuqërremtë, që shoqëron kruajtjen dhe që shërohet brenda disa orëve. Zakonisht ato ndikojnë më shumë në lëkurë. Angioedema është një enjtje më e thellë që zgjat më gjatë, shoqërohet me një ndjenjë tensioni ose dhimbje dhe që zgjidhet brenda pak ditësh. Angioedema ndikon në lëkurë, por edhe në mukozën e buzëve, të rrugëve të frymëmarrjes së sipërme, duke shkatuar ndjenjën e mbytjes, dhe në traktin e zorrëve duke shkaktuar dhimbje barku.

“Urtikaria është akute nëse manifestimet klinike zgjidhen përgjatë 6 javëve”, shpjegon Prof. Eustachio Nettis, profesor universiteti të Barit dhe anëtar i SIAAIC. Urtikaria përcaktohet si kronike nëse simptomat vazhdojnë për gjatë gjashtë javëve. Risia e klasifikimit të urtikarisë qëndron në faktin se urtikaria kronike është ndarë në vetëm dy nëntipe, duke ilustruar klasifikimet e mëparshme: urtikaria kronike spontane, shpesh e lidhur me shkaqe të panjohura në të cilat manifestimet lindin spontanisht, domethënë pa stimuj të dukshëm dhe urtikariet kronike në të cilat simptomat nxiten nga stimuj fizikë, kimikë ose mjedisorë, si i ftohti, nxehtësia, drita e diellit, uji, stërvitja fizike, fërkimi dhe presioni në lëkurë”.

orticaria-2

“Për fat të mirë format kronike, – vazhdon Prof. Nettis, – janë vetë-kufizuese në kuptimin që, shërohen spontanisht edhe në qoftë se kohëzgjatja mund të ndryshojë nga muaj deri në shumë vite. Megjithatë, sipas studimeve të fundit, urtikaria kronike shërohet spontanisht në një vit në 25% të rasteve, zgjat nga 1 vit në 5 vjet në 60% të rasteve dhe vazhdon për më shumë se 5 vjet në 15% të rasteve. Në 40-45% të rasteve të urtikaries kronike spontane, ku shpesh nuk mund të përcaktohen shkaqet, duke ulur cilësinë e jetës te këta pacientë, (e cila është e krahasueshme me cilësinë e jetës së një pacienti që ka pësuar ishemi kardiake,) duket që formohen auto-antitrupa, të cilat janë përgjegjëse për manifestimet klinike. Këto forma të urtikaries kronike spontane autoimune, në të cilën formohen këto autoimune, janë më të qëndrueshme dhe më të vështira për t’u trajtuar me terapitë konvencionale”.

 

Burimi: meteoweb.eu

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top