Këshilla & Arsye

February 24, 2016 | 9:39

Ushqimet bimore kurojnë diabetin

Shkencëtarët parashikojnë se sëmundja e diabetit do të jetë shkaku i shtatë kryesor i vdekjes në vitin 2030. Kjo ndodh kur pankreasi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme për të marrë sheqer jashtë qarkullimit të gjakut ose kur trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën që ajo prodhon. Shkencëtarët pohojnë se dietat me bazë bimore përmirësojnë nivelin e sheqerit në gjak, duke ndikuar pozitivisht tek të prekurit nga diabeti. Dr. Neal Barnard i Universitetit “George Washington”, të Shkencave të Mjekësisë dhe Shëndetit këshillon se është më e lehtë të ndiqet një dietë me bazë bimore se sa kura me ilaçe. “Efektet anësore” të kësaj diete janë të dobishme, pasi njerëzit humbasin peshë, tensioni i gjakut përmirësohet dhe nivelet e kolesterolit pësojnë rënie. Sipas Organizatës Botërore të Mjekësisë në të gjithë botën janë 347.000.000 njerëz të prekur nga diabeti.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top