Çdo vit, rreth 100 bebe sëmuren në SHBA me botulizëm, sëmundje e cila shkaktohet nga bakteret që gjenden në mjaltë. Kjo mund të ndikojë shumë në imunitetin e fëmijëve që nuk janë ende mjaftueshëm të fortë.
Ka edhe shumë ushqime tjera të cilat i konsumojmë çdo ditë e që mendojmë se janë krejtësisht të padëmshme për fëmijët, por faktikisht studimet tregojnë se mund të jenë shumë të rrezikshme për ta.
Kjo është lista me ushqimet të cilat ekspertët rekomandojnë të mos ua jepni fëmijëve:
Lëngu i portokallit
Doktorët amerikanë thonë se fëmijët nën moshën 1-vjeçare asnjëherë nuk duhet të konsumojnë lëng portokalli. Edhe pijet freskuese dhe ato sportive duhet të shmangen sepse ndikojnë në sistemin nervor të fëmijëve, në lëkurën dhe memorien e tyre.
Kokoshkat e mikrovalës
Ky është një ushqim shumë i preferuar për fëmijët. Sidoqoftë, pak njerëz e dinë se qeset që përdoren në kokoshkat e mikrovalës mund të çlirojnë kimikate të rrezikshme.
Mjalti
Mjalti mund të jetë shumë e dëmshëm për fëmijët nën moshën 1-vjeçare, pavarësisht a është krejtësisht natyral apo jo. Një bakter toksik që gjendet në mjaltë mund të shkaktojë sëmundje dhe të çojë në probleme të frymëmarrjes dhe ligështim të muskujve.
Mishi i përpunuar
Çdo mish i përpunuar duhet t’u ndalohet fëmijëve, sepse ky lloj mishi ndikon në rritjen e rrezikut të kancerit.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.