Askush nuk e kupton se çfarë problemi keni, kur vuani nga ankthi. Ka njerëz që e kalojnë kohën duke lexuar e shfletuar materiale të ndryshme për të kuptuar se ku qëndron problemi i këtij ankthi, e megjithatë nuk gjejnë një përgjigje të saktë. Në fakt, ankthi është një problem që prek mbi 500 milionë njerëz në mbarë botën…
Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në luftën ndaj ankthit. Për të menaxhuar këtë shqetësim kaq të përhapur, duhet një dietë e balancuar, sa më shumë ujë dhe duhet të evitohet alkooli dhe kafeina…
Ja ushqimet që ulin ankthin:
• Një regjim ushqimor që nuk përmban magnez ndikon shumë në shtimin e ankthit. Shtojini dietës suaj magnez. Magnezin e gjeni te spinaqi, rrepat, bajamet, farat e susamit, farat e lulediellit, farat e kungullit, farat e linit, bananet, djathi, tërshëra, bizelet, brokoli, etj.
• Salmoni është një burim i madh i proteinave, kaliumit dhe Vitaminës B12, të cilat ndihmojnë në largimin e ankthit.
• Ushqimet e fermentuara njihen si efikase kundër ankthit. Konsumoni sa më shumë turshi dhe lakra turshi.
• Avokado është e pasur me Vitaminë B, e cila largon ankthin. Vitamina B mund të gjendet edhe te bajamet dhe arrat amerikane.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.