Për shkak të kripës së tepërt arteriet ngushtohen. Ky është përfundimi që ka ardhur nga një studim i bërë nga një grup studiuesish australianë të “Commonwealth Research Organization”, i botuar në revistën “American journal of clinical nutrition”.
Studiuesit patën mundësi të krahasonin dëmet që kripa e tepërt sjell në organizëm, së pari tensionin e lartë, duke analizuar gjendjen shëndetësore të 16 personave, të cilët, pasi kishin ngrënë biskota shumë të kripura. Gjatë kohës që konsumonin biskotat e kripura, studiuesit u masnin tensionin dhe i nënshtroheshin një ekografie.
Pas këtyre analizave, ngushtimi i arterieve të pacientëve ishte i dukshëm vetëm 30 minuta pas konsumimit të ushqimit. Ky efekt deklaruan studiuesit australianë, zhduket vetëm pas dy orëve, por për një kohë të gjatë në kohë mund të krijojë probleme në sistemin kardiovaskular, duke rritur rreziqet nga infarkti dhe iktusi.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 144
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.