Mirëqenie

June 20, 2017 | 10:39

Ushqimet e kujtesës mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë

Humbja e peshës mund të ndodhë edhe duke shtuar ushqime të veçanta në dietën tuaj- përfshirë ushqimet që parandalojnë çmendurinë, të cilat ndihmojnë në kontrollin e oreksit tuaj.

1

Hulumtimet e reja kanë zbuluar se arra mund të jetë një ushqim që ju vjen në ndihmë. Në sajë të sasive të larta të yndyrës polyunsaturated (PUFAs), arra parandalon të ngrënët tepër.

Hulumtuesit gjetën gjithashtu se peshqit, si salmoni, ton, farat, vajit i peshkut ose vaji i kanolit – gjithashtu të pasur me yndyrna – kishin të njëjtin efekt.

Kjo,për shkak se PUFAs dëmtojnë një hormon që nxit urinë, ndërkohë që shkakton lëshimin e një tjetri që ngre ndjenjat e plotësisë/ngopjes.

PUFAs tashmë janë të njohura për shëndetin, duke ndihmuar në reduktimin e kolesterolit dhe duke siguruar yndyrna esenciale si omega-6 dhe omega-3, që trupi nuk mund t’i prodhojë vetë.

Megjithatë, ky hulumtim i ri tregon për herë të parë që ushqimet me këto yndyrna mund të parandalojnë mbingrënien.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top