Mirëqenie

November 22, 2019 | 8:15

Ushqimet e Nëntorit: ngjyrat që mbizotërojnë në tryezë këtë sezon

Produktet ushqimore të nëntorit, me një shije të fortë dhe tërheqëse, janë rezerva reale të energjisë kundër të ftohtit të sezonit.

Hije të ngrohta dhe zbukuruese, kjo është paleta e ngjyrave që muaji Nëntor sjell si dhuratë, por nuk është vetëm çështje nuancash sepse edhe kutitë e shportave akordohen me nevojën sezonale për të qenë në gjendje të tërheqin produkte të shëndetshme dhe që sjellin përfitime për trupin. Frutat dhe perimet shndërrohen në aleatë të rëndësishëm për t’u mbushur me vitamina, minerale dhe energji; këtu janë mollët dhe agrumet e para, në veçanti mandarinat. Protagonistët e muajit do të na mbajnë të shoqëruar deri në ardhjen e vitit të ri, duke na dhënë pak ëmbëlsi kundër të ftohtit të parë të nëntorit.

Frutat

Shporta e frutave përshëndet protagonistët e fundit të sezonit të verës si pjeshka e vonë, për t’i dhënë vendin frutave të muajit, siç janë hurmat dhe mollët. Gjithashtu dardhat, rrushi i bardhë dhe i zi, gështenjat, manaferrat e fundit dhe frutat e thata. Blerja do të jetë e lehtë falë pranisë së disa prej protagonistëve të stinës së vjeshtës dhe dimrit si kivi, shega, portokallet dhe mandarinat e shijshme. Këto të fundit një produkt i shëndetshëm dhe me pak kalori i pasur me kripëra minerale, vitaminë C dhe A të rëndësishme për një asimilim të saktë të hekurit, një lëng mirëqenieje dhe i pasur me antioksidantë kundër rraskapitjes dhe stresit tipik të sezonit. Gjithashtu edhe lëkura e mandarinave mund të përdoret si një përbërës perfekt që së bashku me tulin mund të përgatiten komposto.

Perimet

Edhe shporta e perimeve përshëndet produktet e fundit të verës si domatet dhe specat, duke konfirmuar shijet dhe ngjyrat e vjeshtës, si karota, patate, qepë, hudhër, sallatë, luleradhiqe, selino të freskët, spinaq , marule, kërpudha, brokoli, lulelakër, lakër dhe lakër të Brukselit dhe kunguj. Ndërsa për bimët aromatike gjejmë ato që i rezistojnë të ftohtit, siç janë rozmarina, sherebela dhe gjethet e dafinës.  Por nëse nuk doni të humbisni aromat e verës, trumzë, nenexhik, majdanoz dhe rigon mund të gjenden të thata në çdo shtëpi. Ato janë bimë që nuk kërkojnë shumë kujdes, thjesht i mbajmë në një vend të thatë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top