Mungesa e vitaminës D është një problem shumë i zakonshëm sot. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se duhet të hanë më shumë ushqime që përmbajnë vitaminë D. Nëse nuk jeni të vetëdijshëm nëse dieta juaj ju ofron vitaminë D ose jo, atëherë nuk jeni duke ngrënë mjaftueshëm ushqime të tilla.
Sëmundjet kronike shpesh shoqërohen me mungesë të vitaminës D. Mos e vendosni veten në rrezik, por bëni ndryshimet e thjeshta në ushqimin tuaj sot.
A mjafton ushqimi për të siguruar mjaftueshëm vitaminë D?
Nëse vuani nga ndonjë nga problemet e mëposhtme, duhet të merrni në konsideratë konsumimin e më shumë ushqimeve që mbartin vitaminë D:
- Prishja e dhëmbëve;
- Gjakderdhje apo sëmundje të mishrave të dhëmbëve;
- Sëmundje irrituese të zorrëve apo probleme të tjera të tretjes;
- Problemet imune;
- Diabeti i tipit II;
- Gërhitja, kërcitja e dhëmbëve ose apnea e gjumit;
- Artriti, dhimbje nyjesh, shpine apo dhimbje qafe;
- Konfuzim, probleme me kujtesën etj.
Dietat tona moderne kanë shumë mungesa të ushqimeve që mbartin vitaminën D.
Si mund të marr më shumë vitaminë D nga ushqimi?
Sa herë që hani, një nga gjërat kryesore që duhet të mendoni është nëse ushqimet tuaja sigurojnë vitaminë D. Për të marrë më shumë vitaminë D nga dieta juaj ka disa parime që duhet të dini. Së pari, ju duhet të hani më shumë yndyrë. Si një vitaminë që tretet në yndyrë, vitamina D duhet të konsumohet me një vakt yndyror. Gjithashtu, burimi i ushqimit të pasur me vitaminë D duhet të jetë nga një burim i natyrshëm, organik.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.