Arrat cilësohen thelbësore për mirëfunksionimin e gjëndrës tiroide. Përveçse janë të pasura me proteina dhe elemente të tjera ushqyese, ato gjithashtu përmbajnë edhe selenium. Seleniumi është shumë i rëndësishëm për imunitetin e organizmit. Seleniumi gjendet gjithashtu te farat e lulediellit, peshku ton, kërpudha etj.
Gjëndra tiroide ka si funksion themelor krijimin dhe konsumimin e energjisë nga organizmi, ndaj në situata të lodhjes kronike, të dobësimit apo edhe mbienergjisë të një individi, shpesh duhen kërkuar problemet e kësaj gjëndre.
Është e ditur po ashtu që tiroidja ka shumë sëmundje të lidhura me imunitetin, kryesisht autoimune, ndaj sigurimi i niveleve të mjaftueshme i vitaminës A është e domosdoshme. Ushqime të pasura me vitaminë A janë asparagu, lakra, karota, spinaqi, brokoli, patatja etj./Panorama
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.