Mirëqenie

June 30, 2017 | 11:53

Ushqimet e shëndetshme për zemrën

Filloni ditën tuaj me një tas kos frutash, të pasura me acide Omega-3 yndyrore dhe kalium. Ky superushqim ndihmon në uljen e nivelit të LDL-së ose kolesterolit të keq.

zemra

Salmoni

I pasur me Omega-3, acide yndyrore, salmon në mënyrë efektive mund të reduktojë presionin e gjakut. Konsumimi dy herë në javë zvogëlon rrezikun e atakut kardiak. “Salmoni është një antioksidant shumë i fuqishëm”, nënvijëzojnë kardiologët.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit ul kolesterolin e keq LDL dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Arrat

Arrat po ashtu janë të pasura me Omega-3 acide yndyrore. Dhe si vaji i ullirit, ato janë një burim i madh i yndyrës së shëndetshme.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet, si edhe frutat e pyllit janë të mbushura me antiinflamator, që zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Bishtajoret

Bishtajoret, thjerrëzat, fasulet janë të mbushura me acide Omega-3 yndyrore, kalcium dhe fibra, të cilat konsiderohen të shëndetshme.

Spinaqi

Konsumimi i spinaqit dy apo edhe tri herë në javë ju ndihmon për të minimizuar rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Bathët

Ndihmojnë për të ulur kolesterolin e keq, janë një burim i madh i proteinave, ndaj edhe rekomandohen që të jenë pjesë e ditës për zemër të shëndetshme./Panorama

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top