Kur jeni të zënë me punë gjithë ditën mund të jetë e vështirë për të gjetur ushqimet e duhura të cilat janë të përshtatshme, të shijshme dhe përmbajnë përbërës të shëndetshëm për të ushqyer trupin tuaj. Provoni këto ide që të mos mbeteni kurrë të uritur dhe të ushqeheni shëndetshëm:
Fruta të thata: Merrni një grusht arra dhe përziejini ato me disa fruta të thata dhe një sasi e vogël çokollate të zezë. Mbajini ato në një enë në çantën tuaj për të shoqëruar çajin në mëngjes.
Djathë dhe krakers: Një mundësi e mirë është dhe kjo: Djathi ju jep një burim të madh të kalciumit, ndërsa biskotat me kripë përmbajnë një gamë të gjerë të vitaminave dhe mineraleve, duke përfshirë magnezin, hekurin, zinkun dhe vitaminat B.
Prisni një grumbull me karota të papërpunuara, selino dhe kastravec dhe vendosini ato në një tas me pak vaj kripë dhe piper. Janë një burim i madh proteinash dhe do t‘iu ndihmojë të jeni të ngopur deri në vaktin tuaj të ardhshëm.
Përzieni në një filxhan hurma të copëtuara me gjysmë filxhani kos dhe pastaj shtoni një filxhan tërshërë dhe një lugë gjelle pluhur kakao.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.