Mirëqenie

October 16, 2019 | 8:20

Ushqimet e vjeshtës, që nuk duhet t’i mungojnë tryezës tuaj

Ndryshimi i sezonit është një moment delikat, në të cilin trupi ynë duhet të përshtatet me orët më të pakta të dritës dhe temperaturat që fillojnë të ndryshojnë. E për këtë arsye është mirë që të mos e nënvlerësojmë punën që trupi ynë po bën në një fazë delikate të vitit dhe të ndihmojmë veten me një dietë të shëndetshme dhe të larmishme.

Për fat të mirë, natyra na siguron një seri ushqimesh të pasura me substanca të çmuara, për tu konsumuar… shpesh dhe me dëshirë.

Shega – përveçse të kënaq syrin kur e sheh është edhe shumë e shijshme. Kokrrat e saj të vogla të kuqe përmbajnë shumë kripëra minerale (në veçanti zinku, mangani, kaliumi, fosfori dhe bakri), dhe sigurojnë një furnizim të mirë të antioksidantëve, fibrave dhe vitaminave, veçanërisht A, C dhe K. Përveç ngrënies në fund të një vakti ose si një meze të lehtë, mund të pini edhe lëngun e saj.

Rrushi është mbreti i tryezës pas mbarimit të pushimeve dhe fillimit të vjeshtës. Efekti i tij detoks është mjaft i njohur. Është i pasur me antioksidantë të dobishëm për të luftuar plakjen e indeve. Para se ta vendosni në tryezë është thelbësore ta lani me kujdes maksimal, duke e futur në një tas me ujë, në të cilin kemi shkrirë një lugë sodë buke.

Kungulli – Siguron një furnizim të mirë të vitaminës A, Omega 3, antioksidantë dhe karotenoide. Ngjyra e tij e gjallë dhe shija e ëmbël e bëjnë këtë perime të pëlqehet edhe nga fëmijët.

Brokoli dhe lule lakra – Megjithëse jo të gjithë i pëlqejnë ato, sidomos për shkak të erës së tyre, ato janë një burim i çmuar i vitaminës C, acideve yndyrore dhe kalciumit. Për t’i gatuar duhet të zgjidhni një gatim të shkurtër dhe delikat, sepse vitamina C shkatërrohet nga nxehtësia. Prandaj në vend të zierjes, mund të zgjedhim gatimin me avull.

Spinaqi – Ofron një furnizim të shkëlqyeshëm të vitaminave dhe kripërave minerale. Nëse zgjedhim gjethet më të vogla, mund t’i hamë gjithashtu të papërpunuara, përndryshe ato janë të shijshme thjesht të gatuara në ujë të valë, ose në byrekë dhe supa.

Xhinxheri – Ndihmon në mënyrë të shkëlqyer për të forcuar sistemin imunitar dhe parandalon ftohjet dhe dhimbjet e fytit. Mund ta përdorni në sallatë apo supë.

Kivi – Lëngu i tij në mëngjes na siguron një furnizim të mirë të vitaminave, mineraleve dhe vitaminës C. Kjo e fundit është e pranishme në përqindje edhe më të madhe në kivi.

Mollët dhe dardhat – Janë fruta tipike vjeshte, të shijshme dhe të shkëlqyera për shëndetin. Ato përmbajnë një pjesë të reduktuar të kalorive dhe kanë një fuqi të mirë ngopëse: prandaj janë të shkëlqyera për një vakt të mesëm duke larguar urinë.

Frutat e thata – Disa bajame, arra apo lajthi në mëngjes, janë një mënyrë e mirë për të luftuar “vrimën në stomak”. Në të njëjtën kohë merrni edhe mineralet e çmuara. Madje frutat e thata ndihmojnë sistemin kardiovaskular, sistemin imunitar dhe janë të mira për lëkurën.

 

 

Burimi / https://www.gazeta-shqip.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top