Mirëqenie

November 22, 2019 | 8:50

Ushqimet e zakonshme që dëmtojnë veshkat tuaja

Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në trupin tuaj – ato janë përgjegjës për largimin e mbeturinave përmes urinës, prodhimin e hormoneve dhe filtrimin e toksinave dhe lëngjeve shtesë në gjakun tuaj. Kjo është arsyeja pse ju duhet të kujdeseni mirë për veshkat tuaja dhe të përpiqeni t’i mbani ato të shëndetshme. Fatkeqësisht, disa ushqime mund t’i dëmtojnë ato dhe të ndikojnë në funksionimin e tyre normal nëse konsumohen me tepri.

  1. Avokadot

Edhe pse avokadot janë të njohura dhe vlerësohen për cilësitë e tyre të ndryshme ushqyese, konsumi i tepërt i tyre mund të vë në rrezik veshkat tuaja, veçanërisht nëse vuani nga ndonjë sëmundje e veshkave, për shkak se ky frut ka një nivel shumë të lartë të kaliumit. Trupat tanë kanë nevojë për këtë mineral, por shumë kalium në gjak mund të shkaktojë probleme serioze si ngërçet e muskujve dhe një rrahje të çrregullt të zemrës.

  1. Mishi

Ngrënia e tepërt e mishit mund të shkaktojë probleme në veshka sepse proteinat e kafshëve mund të jenë shumë të vështira për t’u metabolizuar, duke e bërë eliminimin e produkteve të dëmshme një barrë për veshkat. Gjithashtu një dietë e pasur me proteina shtazore mund të çojë në formimin e gurëve në veshka. Në vend të kësaj mund të hani më shumë perime dhe arra dhe do të merrni të gjitha proteinat që i duhen trupit tuaj.

  1. Kripë

Një dietë e shëndetshme duhet të përfshijë një maksimum prej 2300 mg natrium në ditë (rreth një lugë çaji kripë). Nëse hani shumë kripë, veshkat tuaja duhet të punojnë më shumë në mënyrë që të eliminojnë tepricën e natriumit, kështu që ato mund të fillojnë të mbajnë ujë që mund të çojë në presion të lartë të gjakut. Për t’i mbajtur të shëndetshëm veshkat, mund të shtoni erëza në gatimet tuaja në vend që të abuzoni me kripën. Ju gjithashtu mund të zvogëloni konsumin e ushqimeve të përpunuara dhe të paketuara, si supat e konservuara ose perimet, picat e ngrira, pasi ato zakonisht përmbajnë shumë kripë.

  1. Bananet

Nëse dyshoni se keni probleme me veshkat, ushqimi i mirë dhe një dietë e duhur janë thelbësore për të qëndruar të shëndetshëm. Dhe kjo do të thotë të kufizoni konsumin e disa ushqimeve, siç janë bananet, sepse ato kanë një nivel shumë të lartë kaliumi, i cili mund të jetë i dëmshëm për ata që veshkat nuk iu funksionojnë siç duhet. Një i rritur i shëndetshëm duhet të konsumojë 3.500-4,700 mg kalium çdo ditë dhe një banane mesatare (150 g) përmban 537 mg. Por nëse vuani nga një sëmundje në veshka, marrja e kaliumit duhet të jetë më e ulët pasi trupi juaj nuk mund të arrijë të filtrojë tepricën, e cila mund të çojë në sëmundje serioze.

  1. Bulmeti

Edhe pse produktet e qumështit janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese, shumë qumësht, kos dhe djathë mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa të mira. Dhe kjo mund të ndodhë për shkak të sasisë së lartë të fosforit që përmbajnë këto ushqime. Për më tepër, nëse veshkat tuaja nuk janë plotësisht funksionale, ata nuk do të jenë në gjendje të heqin fosforin shtesë nga gjaku juaj dhe kjo mund të çojë në kocka të holla dhe të dobëta dhe me kalimin e kohës rrit rrezikun e frakturave.

  1. Buka integrale

Buka integrale është e shëndetshme dhe ushqyese, por konsumi në sasi të mëdha dhe veçanërisht nga individë që kanë probleme me veshkat, mund t’i dëmtojë edhe më shumë ato. Shkaku është sasia e lartë e fosforit dhe kaliumit të përfshirë në këtë lloj buke. Një fetë bukë integrale përmban 70 mg kalium dhe 57 mg fosfor, krahasuar me një fetë bukë të bardhë, e cila ka vetëm 25 mg.

  1. Portokallet dhe lëngu i tij

Edhe pse portokallet dhe lëngu i tyre kanë pak kalori dhe janë të pasura me vitaminë C, ato gjithashtu përmbajnë nivele të larta kaliumi. Një portokall i mesëm siguron 240 mg kalium dhe një gotë lëng portokalli mund të përmbajë rreth 470 mg. Duke pasur parasysh këto shifra, konsumi i portokallit dhe lëngut të tij duhet të jetë i kufizuar, veçanërisht kur nuk keni veshka plotësisht funksionale. Nëse nuk mund të eliminojnë kaliumin e tepërt nga gjaku, kjo mund të jetë shumë e rrezikshme për trupin tuaj.

 

 

 

Burimi / brightside.me

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top