Ushqimet me ngjyra janë shumë të mira për shëndetin. Ato përmbajnë minerale, vitamina dhe fibra. Të gjitha ushqimet me ngjyrë mbrojnë nga një shumëllojshmëri e rreziqeve, nga rrezet e dëmshme UV .
Disa prej ushqimeve veprojnë si antioksidantë.Të tjerët punojnë me rritjen e sistemit imunitar.
Çfarë është interesante?
Natyra duket se ka një mënyrë për të vënë në dukje këto përbërës të dobishëm duke i dhënë atyre ngjyra të ndritshme.
Ushqimi në ngjyrë të kuqe
Ushqimet në ngjyrë të kuqe si domatet, qitrot dhe bostani etj, përmbajnë lycopene, një phytochemical që është një mbrojtës kundër kancerit të prostatës dhe të kancerit të gjirit.
Këto janë disa ushqime me ngjyrë të kuqe
-Qitro
-Specat e kuq
-Domatet
-Shalqi
Ushqimi me ngjyrë portokalli
Alfa dhe Beta karoten gjendet me shumicë tek karota, portokalli, patatja e ëmbël.
Ushqimet me ngjyrë portokalli janë shumë të nevojshme për trupin pasi përmbajnë vitaminën A, gjithashtu mbrojnë shikimin, kockat dhe bëjnë që të kemi sistem imunitar të shëndetshm. Këto ushqime gjithashtu veprojnë si antioksidues:
-Kajsi
-Pjepër
-Mango
-Portokalli
-Kungulli
Perime e verdha dhe jeshile
Shumë perime të verdha dhe jeshile janë burime të mira që ndihmojnë në parandalimin e moshës, mbajtjen në formë të trupit, ulin rrezikun e verbërimit tek njerëzit e moshuar. Të gjitha ushqimet me gjethe barishte janë të pasura me betakaroten.
-Angjinarja
-Misëri
-Marulja
-Kungulli i gjelles
-Fasulja
-Rrepat
Ushqimi me ngjyrë vjollcë të purpurt dhe të kuqe
Frutat dhe perimet me ngjyrë vjollcë në të purpurt dhe në të kuqe te thellë- janë plot me antioksidantë dhe lidhen me mbajtjen e zemrës të shëndetshme dhe funksionimin e trurit më së miri.
* Boronicat
* Manaferrat blu
* Patëllxhan
* Kumbulla
* Rrush
* Lakra (e kuqe)
* Luleshtrydhe
Brokoli, sallata jeshile, sipnaqi janë aleat kryesor për parandalimin e kancerit.
-Brokoli
-Lakër
-Lulelakër
-Sallat jeshile
-Spinaq
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.