Mirëqenie

February 18, 2020 | 13:49

Ushqimet më të këqija për zemrën…

Ajo çfarë keni në pjatën tuaj mund t’ju ndihmojë të ruani kapacitetin kardiak. Ushqimet e shëndetshme për zemrën përmbajnë lëndë ushqyese që kanë efekte pozitive në sistemin kardiovaskular apo reduktojnë riskun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës duke ulur kolesterolin “e keq” LDL dhe trigliceridet në gjak, duke reduktuar tensionin e gjakut dhe duke kontrolluar peshën dhe/ose përmirësuar ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Po cilat ushqime janë të mira për zemrën e cilat jo. Disa nga ushqimet më të këqija për zemrën tuaj janë:

Kripa

Rreth 70% e sasisë totale të kripës që konsumojmë vjen nga ushqimi që gjejmë të paketuar apo hamë në restorante. Një tjetër 15% gjendet në mënyrë natyrale në përbërësit e ushqimeve. Por kjo lë një tjetër 15% kripë që ne mund ta vendosim vetë se nga e marrim. Për këtë duhet të tregojmë kujdes rreth sasisë së kripës që konsumojmë me vetëdije të plotë.

Patatet e skuqura

Konsumimi i lartë i patateve lidhet më një risk të ngritur si për hipertension edhe për diabet të tipit 2. Skuqja e tyre e rrit këtë risk.

Kosi i frutave

Kosi i frutave mund të përmbajë deri në 6 lugë sheqer për racion. Një zgjedhje më e mirë është kosi i zakonshëm që mund ta përzieni vetë me frutat tuaja të preferuara.

Margarina

Gjalpi nuk është edhe aq i keq. Një studim i 2016 gjeti shumë pak lidhje mes gjalpit dhe sëmundjeve të zemrës. Por, margarina ka efekte më negative sepse përmban aditivë dhe yndyrna të ngopura. Ato mund të rrisin trigliceridet në gjak, që mund të çojë në bllokimin e arterieve.

Ëmbëlsirat e pastiçerive

Këto ëmbëlsira janë të mbushura me yndyrna, sheqer dhe miell të bardhë, por gjithashtu dhe yndyrna trans, që janë shumë të dëmshme për shëndetin tuaj, sidomos atë të zemrës.

Buka dhe orizi i bardhë

Drithërat e plotë vijnë më fibra dhe vitamina, ndërsa bukës së bardhë i hiqen këto. Kështu, meqë karbohidratet në bukën e bardhë vijnë të pashoqëruara me fibër  ato rrisin shpejt sheqerin në gjak, gjë që mund të kontribuojë në zhvillimin e diabetit apo sëmundjeve të zemrës. Po e njëjta gjë ndodh dhe orizin e bardhë.

 

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top