Mirëqenie

December 18, 2019 | 8:02

Ushqimet më të mira për një kujtesë afatgjatë

Truri i njeriut funksionon si një makinë komplekse dhe e fuqishme organike, që kërkon ushqyesin e duhur për të funksionuar si duhet.

 Disa ushqime ndihmëse për një kujtesë të mirë janë:

1

Brokoli ndihmon në nxitjen e rritjes së qelizave të reja të trurit dhe përmban kolinë. Studimet tregojnë se mungesa e kolinës gjatë shtatzënisë, mund të shkaktojë defekte te foshnjat. Brokoli është i pasur me vitaminë K, që ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Konsumimi i një filxhani brokoli 3 herë në javë është një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar kujtesën tuaj.

Arrat ndihmojnë në rritjen e fuqisë së trurit. Ato përmbajnë sasi më të lartë të Omega-3, në krahasim me ushqimet e tjera. Omega-3 ka efekt mbrojtës për trurin dhe rrit aftësitë njohëse dhe kujtesën.

Salmoni i egër është një ushqim i pasur me Omega-3, si dhe acid dakosahekzahenoik (DHA), që ndihmon në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit. Për më tepër, Omega-3 ndihmon në parandalimin e inflamacionit dhe përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru.

Domatja nxit fuqinë e trurit tuaj. Është burim antioksidantësh, e pasur me likopen dhe ndihmon për kujtesë më të mprehtë.

Çokollata e zezë është një nga ushqimet më të mira me antioksidues. Kafeina e ndodhur në të luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vigjilencës. Çokollata përmban gjithashtu flavonoide, që ndihmojnë në rritjen e qarkullimit të gjakut në tru, si dhe mund të përmirësojë përqendrimin.

Boronica mund ta mbajë trurin tuaj të mprehtë, madje edhe në moshë të vjetër. Përmbajtja e lartë e flavonoideve, që gjenden te boronicat përmirësojnë funksionet njohëse. Gjithashtu, boronicat mund të zvogëlojnë mundësinë për t’u prekur nga sëmundjet mendore dhe Parkinsoni.

Spinaqi është i pasur me kalium dhe antioksidantë, që mbrojnë qelizat e trurit nga çdo lloj dëmtimi. Spinaqi përmban lëndë ushqyese thelbësore të tilla si magnez, Vitaminë E, Vitaminë K.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top