Presioni i lartë i gjakut mund të çojë në sulme të zemrës dhe trurit nëse nuk trajtohet, prandaj është e nevojshme të ndërmerrni hapat e duhur për ta ulur atë nëse është shumë i lartë. Një prej gjërave më të rëndësishme që mund të bëni, është të përmirësoni mënyrën se si ushqeheni.
Shmangia e ushqimeve me sasi të lartë kripe dhe yndyrash të ngopura është një mënyrë e mirë për të ulur presionin e gjakut, por ju gjithashtu mund të hani disa ushqime që kanë aftësinë t’ua zvogëlojnë atë.
Hudhra
Hudhra përmban allicin, antibiotik natyral, i cili ndërlidhet me përmirësime të shtypjes së gjakut.
Shega
Sipas ekspertëve, shega ka shumë veti fitimprurëse të cilat parandalojnë formimin e substancave bllokuese të artereve dhe në përgjithësi përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.
Ushqimet me magnez
Magnezi i nevojitet muskujve të relaksohen pas kontraksioneve dhe gjithashtu ndihmon në shtypjen e lartë të gjakut. Magnezin mund ta merrni si suplement, por edhe përmes spinaqit, orizit kaf, produkteve arrore, etj.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.