Mirëqenie

October 30, 2018 | 13:20

Ushqimet nuk duhet të mungojnë në tryezë, për një lëkurë të shëndetshme

Sekreti për një lëkurë të shëndetshme, janë ushqimet e pasura me omega 3, omega 6, antioksidantë dhe vitamina E, ushqyes të vlefshëm që mund të mbajnë lëkurën të hidratuar dhe që luftojnë rrudhat.

Ndaloni plakjen në tavolinë

Çdo ditë duhet të keni një ose më shumë nga këto ushqime për lëkurën në tryezë:

  • salmon, sardele, arra dhe bajame, të gjitha burime të bollshme të omega 3 dhe vitaminës E;
  • farëra vajore, në veçanti farat e lulediellit, të cilat përmbajnë sasi të konsiderueshme të zinkut dhe vitaminës E;
  • sojë, e cila përmban isoflavone, substanca që mund të mbrojnë epidermën;
  • avokado, burimi i yndyrave të shëndetshme dhe vitaminës E;
  • vaj ulliri, burim i polifenoleve dhe vitaminës E;
  • çaj jeshil, i pasur me antioksidantë, të cilët rrisin qarkullimin e gjakut në lëkurë, i cili siguron oksigjen dhe lëndë ushqyese;
  • çokollatë e zezë, e pasur me flavonoide;
  • mango, papaja, speca, spinaq dhe lakra, të pasura me karotenoide, të cilat mbrojnë nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe ekspozimi ndaj diellit.

Sa më shumë ujë

Një vend i veçantë në tryezë duhet të rezervohet për ujin, përbërës thelbësor i organizmit dhe thelbësor për zhvillimin e të gjitha proceseve fiziologjike dhe reaksioneve biokimike. Kërkesa e përditshme e ujit ndryshon nga individi në individ dhe varet nga disa faktorë: përbërja e dietës, klima, aktiviteti fizik. Megjithatë, sasia e rekomanduar është rreth 1.5 litra në ditë, d.m.th. 6-8 gota, që do të konsumohen si gjatë ngrënies ashtu edhe gjatë ditës.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top