Mirëqenie

August 10, 2016 | 12:06

Ushqimet për gjendjen shpirtërore

Ushqimi është i rëndësishëm, jo vetëm për shëndetin tonë fizik, por edhe për mendjen tonë. Ai mund të jetë një burim i shkëlqyer i vitaminave, ushqyesve dhe antioksidantëve. Ajo që hamë çdo ditë mund të përmirësojë disponimin tonë dhe  ndihmon me trajtimin e depresionit dhe ankthit. Psikiatria ushqyese (ose “psikiatria e ushqimit”) është një fushë e re, por në rritje që po bëhet e zakonshme.

Kto janë ushqimet më të mira që ndihmojnë në nxitjen e humorit pozitiv:

1.Zarzavatet me gjethe (si lakra…) dhe brokoli përmbajnë folate, kalcium, magnez, dhe vitaminë

2.Midhjet, përmbajnë shumë vitaminë B12, e cila është e rëndësishme për neurotransmetuesit në tru dhe nerva.

3.Peshku

Studimet thonë se konsumimi i peshkut  redukton depresionin. Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të faktit se peshku është shpesh një burim i mirë i omega-3, acideve yndyrore, një shtesë efektive për trajtimin e depresionit.

4.Arra, bajame dhe lajthi. Arrat janë një burim i mirë i vitaminës E.

5.Boronica në veçanti mbron trurin, ul rrezikun e sëmundjes Alzheimer.

6.Thjerrëzat, fasulet. Bishtajoret përmbajnë nivele të larta të acidit folik dhe zinkut, dy prej të cilave janë përdorur si shtesë efektive për depresionin.

7.Çokollata e zezë

Çokollata e zezë dhe kakao përmban polifenol, një lloj i antioxidanti që rrit kënaqësinë.

8.Fara kungulli. Përmbajnë magnez, një mineral thelbësor për mbrojtjen nga depresioni dhe ankthi. Farat e kungullit gjithashtu përmbajnë zink, acide omega-3 dhe triptofan, e cila ndihmon me gjumin.

9.Ushqimet e fermentuara

Turshitë  mund të zvogëlojnë ankthin dhe mendimet negative.

Çaji me shafran të Indisë gjithashtu ndihmon në reduktimin e depresionit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top