Mirëqenie

April 13, 2017 | 11:49

Ushqimet për shëndetin e kockave

1

Kemi parë herë të tjera se t’i besosh vetëm qumështit dhe djathërave për të rritur përthithjen e kalciumit nuk është zgjidhja më e mirë; të konsumosh ushqime që përveç kalciumit përmbajnë dhe substanca të tjera, kjo mund të jetë një ndihmesë e madhe.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Një ndër këto është magnezi, i cili ka një rol thelbësor në metabolizëm, nga të cilat koenzima, me rreth 350 enzima. Në trupin e një të rrituri 60% magazinohet në kocka, 38% në muskuj dhe rreth 1-2% në plasmën e gjakut dhe në rruazat e kuqe. Është e nevojshme në patologjitë kardiovaskulare, hipertensioni, diabeti e depresioni.

Ushqimet që duhet të mbajmë afër për të forcuar kockat?

– Asparagu, selinoja, lulelakra, brokoli (në një brokoli ka më shumë kalcium se në gjysëm litri qumësht dhe shumë magnez)

– Perimet me gjethe jeshile

– Sardele, açuge

– Thjerrëza, thekra, holta (që përmban një flavonoid që forcon kapilarët dhe parandalon venat varikoze)

Zvogëloni:

– Kafeinën

– Alkoolin

– Sheqernat e rafinuara dhe ëmbëlsuesit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top