Këto ushqime të shëndetshme do t’ju ndihmojnë pasi kanë shumë lëndë ushqyese dhe janë të rëndësishme për shtatzëninë, duke përfshirë vitaminën C, acidin folik dhe kalciumin.
Lëng portokalli
Jo vetëm që ky lëng ka përmbajtje të lartë të vitaminës C dhe acidit folik, por është gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, i cili ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut, që është një rrezik gjatë shtatzënisë.
Kosi
Kosi është një burim i mirë i proteinave. Gjithashtu kosi ka më shumë kalcium se qumështi dhe gjithashtu përmban proteina që zvogëlojnë rrezikun e infeksioneve që janë të zakonshme gjatë kësaj periudhe.
Brokoli
Brokoli është një burim i mirë i kalciumit. Gjithashtu ka në përmbajtje të tij vitaminë C, folate dhe vitaminë B6.
Thjerrëzat
Ashtu si fasulet, thjerrëzat janë një burim i folatit. Janë të pasura me hekur dhe proteina. Gjithashtu nuk ju mungojnë fibrat, të cilat ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe hemorroideve.
Fiq
Fiqtë janë të pasur me fibra. Të freskët ose të thatë janë tipike të kësaj stine. Në përmbajtje të tyre ka kalium i cili gjendet më shumë se tek bananet.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.