Specat djegëse njihen si erëza që i japin shije ushqimit tuaj. Mirëpo sot sipas shkencëtarëve këto perime djegëse mund të kenë më shumë përdorime sesa thjesht të shtojnë shijen, pasi specat mund të trajtojnë edhe kancerin.
Studimet kanë treguar se ekstrakti “kapsaicin” që gjendet në specat djegës dhe që i bën ato të kenë shije, mund të ndalojë përhapjen e kancerit. Studiuesit në Universitetin Marshall, Virxhinia Perëndimore, shqyrtuan në laborator efektet e “kapsaicin” në tre lloje të qelizave të kancerit.
Ekipi i shkencëtarëve zbuloi se ky përbërës ndalonte përhapjen e kancerit në fazën e parë, fazë që njihet si metastazë. Dhe testet me minjtë që po kalonin kancerin metastatik dhe po konsumonin kapsaicin, treguan se ata kishin zona më të vogla me qeliza të kancerit sesa ata që nuk e konsumonin këtë ekstrakt.
Kanceri i mushkërive dhe disa të tjerë zakonisht metastazohen në vende të mesme si truri, mëlçia ose kocka, duke i bërë ato të vështira për t’u trajtuar. Ky studim tregon se përbërja natyrore kapsaicin që gjendet tek specat djegës mund të përfaqësojë një terapi të re për të luftuar metastazën tek pacientët me kancer të mushkërive.
Megjithatë, përdorimi klinikisht i kapsaicinës do të japë efekte anësore të pakëndshme, të cilat përfshijnë acarim gastrointestinal, dhimbje stomaku dhe një ndjesi djegieje. Shumica e pacientëve që sëmuren me kancer të mushkërive, janë duhanpirës ose ish-duhanpirës. Vetëm një në dhjetë pacientë është ende gjallë, pesë vite pasi ka marrë diagnozën sepse sëmundja përhapet shpejt diku tjetër. Për këtë arsye gjetja e një kure të tillë do të ishte shumë e nevojshme.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.