Me ardhjen e pranverës trupi ynë rizgjohet, së bashku me natyrën. Ne ndiejmë nevojën për të pastruar veten dhe për të eliminuar kilet shtesë të akumuluara gjatë dimrit. Për këtë na vjen një ndihmë nga ushqimet që mbërrijnë në tryezat tona gjatë kësaj periudhe dhe që na lejojnë të futemi në një dietë me shije.
BISHTAJAT
Bishtajat favorizojnë prodhimin e aminoacideve në trup. Kjo bën të mundur kapërcimin e ndryshimit të sezonit pa stres dhe humbni disa kg. Lërini të ziejnë dhe gatuajini me vaj ulliri ekstra të virgjër.
HITHRAT
Të pasura me acid folik dhe hekur, hithrat ndihmojnë në pastrimin e trupit. Të përkryera për t’u gatuar me makarona integrale, oriz ose si një pjatë anësore, ka pak kalori, por një shije të fortë.
NESPULLA
Në pranverë, fillojnë të piqen nespullat e para. Të freskëta dhe të shijshme, ato mund t’ju ndihmojnë të ulni barkun dhe të riaktivizoni metabolizmin, në sajë të fibrave, të fshehura në tul, së bashku me vitaminat dhe kripërat minerale.
ASPARAGU
Asparagu është ideal për pastrimin e trupit pas dimrit të gjatë. Jo vetëm që pengojnë mbajtjen e ujit dhe celulitin, eliminojnë toksinat e tepërta dhe riaktivizojnë metabolizmin, duke na bërë të humbasim peshë.
FRUTAT E THATA
Frutat e thata janë një aleat i madh për t’u kthyer në formë, sidomos në pranverë. Përdorni bajame si një meze të lehtë, për të thyer urinë. 30 gramë janë të mjaftueshme për t’u mbushur me Omega 3, humbur peshë dhe patur jo vetëm një linjë perfekte, por edhe thonj e flokë të bukur.
KIVI
Kivit janë ideale për të mbushur trupin me vitamina. Me mbërritjen e pranverës duam të pastrojmë veten dhe të ndihemi në formë. Pra, ka shumë hapësirë për këtë frut të shijshëm dhe super detoksifikues.
RADHIQE
Lule-radhiqja është një lule super detoksifikuese që lulëzon pikërisht në pranverë. Aroma e saj është mjaft intensive, kështu që është e shkëlqyer për sallata, çajra bimorë si dhe për ta shtuar në çdo recetë.
LULESHTRYDHE
Luleshtrydhet janë ideale për humbjen e peshës me ardhjen e pranverës. Ato janë të pasura me fibra dhe me kalori të ulët, ju lejojnë të kujdeseni për zorrën, duke përmirësuar funksionimin e saj dhe duke sheshuar barkun.
RREPAT
Rrepat janë perfekte për përmirësimin e tranzitit të zorrëve, duke ulur barkun, por edhe për të mposhtur urinë nervoze. I hani ato para çdo vakti, që menjëherë të ndiheni më të ngopur.
BATHËT
Të ulëta në kalori dhe të pasura me shije, bathët janë një nga ushqimet tipike të pranverës. Këto bishtajore janë të pasura me proteina të gjelbra dhe janë perfekte për qetësimin e ndjenjës së urisë, pa sakrifikuar shijen. Shijojini ato me makarona të pasura ose në formë supe, por edhe si një meze të lehtë.
KOPËR
Kopër është ushqimi ideal për t’u shijuar sa herë që ndiheni të uritur, sidomos në pranverë, kur ditët e bukura na bëjnë të dëshirojmë t’i japim vetes pak ekstravagancë shtesë.
BIZELE
Bizelet janë të pasura me fosfor dhe me kalori të ulët, kështu që ato janë të përshtatshme për dietën e pranverës. Zgjidhni ato më të mirat për një shije më intensive dhe përgatitini ashtu si preferoni. Ato janë të shkëlqyera me vezë, në formën e omëletës, por edhe me peshk ose mish.
ANGJINARJA
Angjinaret janë një ushqim detoksifikues, mundësojnë eliminimin e toksinave të tepërta dhe përmirësojnë funksionimin e të gjitha organeve. Këto perime stimulojnë diuresinë dhe janë ideale për të parandaluar mbajtjen e ujit.
LIMONI
Antiseptik dhe antibakterial, limoni është fruti që mbi të gjitha na bën të mendojmë për motin e mirë. Shijojeni atë për mëngjes, për të përmirësuar funksionet e zorrëve, përdoreni në gjellët tuaja, duke eliminuar kalori të panevojshme ose duke e shijuar atë në formën e limonadës.
SPINAQI
I butë dhe i shijshëm, spinaqi është një perime e pasur me kripëra minerale dhe vitamina. Shijojeni së bashku me vezët për një vakt të plotë dhe të lehtë ose shoqërues të mishit a peshkut.
Burimi / Bota.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.