Këshilla & Arsye

June 16, 2018 | 13:34

Ushqimet që dëmtojnë çdo ditë zemrën tuaj

Dieta luan një rol shumë të madh në shëndetin tonë të përgjithshëm, por në veçanti ajo ndikon edhe në sistemin tonë kardiovaskular. Ndaj për të patur një zemër të fortë dhe të shëndetshme përpiquni të shmangni këto ushqime.

Mishi i përpunuar

Proshuta, salsiçet dhe sallami janë pjesë e dietës së shumë njerëzve. Por sipas dietologëve këto ushqime janë të pasura me yndyra dhe rrisin mundësinë e prekjes nga kanceri. Gjithashtu kripa e përdorur në përpunimin e mishit rrit mundësinë për një infarkt kardiak dhe e dobëson ndjeshëm zemrën tuaj nëse konsumohet në sasi të mëdha.

Pica

Pica është një nga gatimet më të famshme dhe më të shijshme në botë, por për fat të keq nuk është dhe aq e shëndetshme për zemrën tuaj. Për shkak të djathit dhe sallamit të përdorur për përgatitjen e tyre, ju mund të hasni probleme në shëndetin tuaj nëse i konsumoni ato në mënyrë të rregullt.

Pijet dietike me gaz

Sipas ekspertëve pijet dietike me gaz janë edhe më të dëmshme se pijet normale me gaz pasi ëmbëlsuesit si fruktoza apo shurupi i misrit, të përdorur në këto pije jo vetëm që nuk ju ndihmojnë të humbni peshë por ndikojnë në shtimin e peshës, gjë që nuk është pozitive për shëndetin e zemrës tuaj.

Buka e bardhë

Sasia e niseshtesë që gjendet në bukën e bardhë është shumë e lartë, dhe pasi konsumohet, kjo sasi niseshteje shndërrohet në sheqer i cili bën të shtoni në peshë duke dëmtuar kështu edhe shëndetin e zemrës tuaj. Ndaj përpiquni të konsumoni bukë të bërë nga drithëra integrale në mënyrë që të ulni konsumimin e niseshtesë.

Pijet energjike

Shumica e kompanive që prodhojnë pije energjike, pretendojnë se pijet e tyre janë të shëndetshme, por ekspertët thonë se disa kimikate që gjenden në këto pije, pasi përzihen me kafeinën, mund të shkaktojnë aritmi të zemrës.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top