Këshilla & Arsye

May 6, 2019 | 9:55

Ushqimet që dëmtojnë fëmijët tuaj

Lëngu i konservuar i frutave

Ka një keqkuptim se lëngu i frutave është i shëndetshëm. Ndoshta është paketimi shumëngjyrësh i cili të lë të mendosh se janë për fëmijë, dhe janë të mira për ta. Kjo nuk është e vërtetë por thjesht një mashtrim marketingu, pasi lëngjet kanë shumë sheqer dhe kjo i dëmton fëmijët. Madje edhe ata që duket sikur kanë shijen origjinale të frutave kanë sheqer të shtuar.

Kosi i konservuar

Kosi është një probiotik i fuqishëm që mund të ndihmojë në shërimin e problemeve me stomakun, të shkaktuar nga bakteret. Ai gjithashtu përmban kalcium, kalium, vitaminë B6 dhe magnez. Kosi është shumë i shëndetshëm për fëmijët, por ashtu si lëngu i frutave, edhe shumë nga koset që tregtohen në markete kanë sheqer të shtuar për t’i bërë sa më tërheqëse për fëmijët.

Drithërat

Drithërat janë një ushqim i thjeshtë dhe i shpejtë për ato familje që nuk kanë kohë.  Pavarësisht se ato duken si të shëndetshme sepse janë thjesht një tas me drithëra dhe qumësht, ashtu si lëngjet dhe kosi, kanë një paketim të bukur që shkruan se është miqësor, në fakt nuk është. Ato janë plot me sheqer të shtuar.

Kofshët e pulës

Kofshët e pulës janë të famshme si ushqim për fëmijë dhe mund të gjenden në pjesën më të madhe të restoranteve me ushqime të shpejta. Thuhet se ato janë prej pulash të vërteta, por edhe nëse është kështu , ato janë të skuqura dhe të pasura në yndyrna të pashëndetshme.

Makaronat e konservuara

Fëmijët dhe të rriturit i preferojnë shumë këto lloj makaronash sepse janë një vakt i shpejtë, janë të gatuara dhe kursejnë  kohë, për më tepër janë shumë të shijshme, por këto ushqime kanë një numër të lartë hormonesh dhe nuk janë të shëndetshme as për të fëmijët dhe as për të rriturit.

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top