Shumica prej nesh, ndoshta për shkak të pushimeve të verës, ndoshta për shkak të regjimit jo të duhur ushqimor, ka problem me mbipeshën e kilogramët e tepërt. Por, ka një zgjidhje për këtë problem…
Ja cilat janë ushqimet që na ndihmojnë të djegim yndyrën e tepërt në trup
• Nëse një person do të konsumojë 1 kokërr qitro në çdo vakt (pa shtese sheqeri), do të arrijë një humbje të peshës 2 kg për 12 javë. Qitrot janë të pasura me vitaminë C, antioksidues i fuqishëm që ndihmon në djegien e yndyrave.
• 3 kokrra në ditë mollë dhe dardha kufizojnë sasinë e yndyrës që do të thithin qelizat.
• Çaji jeshil rrit metabolizmin. Substancat polifenole të kombinuara me kafeinën janë përgjegjëse për djegien e yndyrave.
• Tërshëra ul kolesterolin dhe rrit energjinë, duke ndihmuar në rënien në peshë.
• Erëzat djegëse rrisin metabolizmin dhe pakësojnë gërryerjen nga uria.
• Lëkurat e mollëve të egra ndihmojnë në tretjen e dhjamërave të trupit.
• Drithërat e plota janë të mrekullueshme për sheshimin e barkut. Konsumoni në mëngjes trahana tërshëre, ndërsa gjatë ditës bukë gruri me miell dhe krunde.
•Konsumoni sa më shumë peshk. Ai është burim i mrekullueshëm i proteinave të varfra, por në të njëjtën kohë është mjaft i pasur me acide yndyrore omega 3.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.