Ushqimi i shëndetshëm është gjithmonë kryefjala për një organizëm po kaq të shëndetshëm, pa kile të tepërta e mbi të gjitha të hidratuar dhe me lëkurë të pastër. Dietologe Anila Kalleshi, prej vitesh studion tipologjitë sipas trupave, përzgjedhjes dhe sasisë së ushqimeve që marrin klientë të ndryshëm dhe reagimet fizike që ata kanë. Në punët e saj, ajo rendit përfundime të cilat vërtetojnë nevojën e një regjimi ushqimor të rregullt, duke përfshirë ushqime të freskëta dhe natyrale, që e stimulojnë organizmin të djegë yndyrat. Për të nxitur organizmin, dietologia e njohur këshillon:
Këshilla
• Qitro, një kokërr qitro në çdo vakt (pa shtesë sheqeri) çon në humbje të peshës 2 kg për 12 javë. Qitrot janë të pasura me vitaminë C, një antioksidues i fuqishëm që ndihmon në djegien e yndyrave. Qitroja ndihmon në uljen e insulinës dhe krijon idenë e ngopjes. Këshillohet të konsumohet me lëng ëmbëltues pa kalori.
• Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me fibra të shëndetshme dhe polifenole. 3 kokrra në ditë ndihmojnë në uljen në peshë. Pektina, e cila gjendet te mollët, kufizon sasinë e yndyrës që do të thithin qelizat. Gjithashtu, fibrat tretëse janë të shkëlqyera.
• Çaji jeshil rrit metabolizmin dhe është i pasur me polifenolë. Të kombinuara me kafeinën ndihmojnë në djegien e yndyrave.
• Tërshëra ul kolesterolin dhe të mbush me energji.
• Erëzat djegëse rrisin metabolizmin. Në veçanti, speci djegës ul kaloritë dhe pakëson gërryerjen nga uria.
• Lëkurat e mollëve të egra ndihmojnë në tretjen e dhjamërave të trupit dhe, në veçanti, dhjamin e organeve si: në zorrë, bark etj., dhe rrisin forcën e muskujve.
• Drithërat e plota janë të mrekullueshme për sheshimin e barkut. Konsumoni në mëngjes trahana tërshëre, ndërsa gjatë ditës bukë gruri me miell me krunde.
• Proteinat e varfra pa dhjamë. Konsumoni sa më shumë peshk, ai është burim i shkëlqyer i proteinave të varfra dhe mjaft i pasur me acide yndyrore omega
3. Gjithashtu fasulet dhe kokrrat e sojës janë po kaq të vlefshme në këtë familje.
• Ushqimet djegëse kur konsumohen, të djersitin. Ato ndikojnë në përshpejtimin e
metabolizmit, gjë që çon në djegien e yndyrave.
• Kanella ndihmon organizmin për të ulur sasinë e sheqerit në gjak, e cila kur është e lartë çon në depozitimin e yndyrave në trup. Rekomandohet spërkatja me kanellë e
ushqimeve që e pranojnë si shije.
• Uji është ideali për hidratimin e trupit dhe, për pasojë, djegien e yndyrave. Këshillohet 6-8 gota ujë në dite.
• Bulmeti me pak yndyrë në kombinimin e kalciumit me proteinë, është i mrekullueshëm. Po ashtu dhe përzieja e kosit me fruta. Një copë djathë me 2.5%
yndyrë ka 50-60 kalori.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.