Mirëqenie

May 25, 2020 | 9:15

Ushqimet që duhet dhe nuk duhet të konsumohen gjatë shtatzënisë

Shtatzënia është një kohë e mrekullueshme në jetën e një gruaje, por nuk është edhe pa sfida. Jo të gjitha gjërat do të jenë nën kontrollin tuaj dhe mitet e ndryshme të shtatzënisë që qarkullojnë nuk ndihmojnë aspak. Është e rëndësishme të mos stresoheni për gjërat që janë jashtë kontrollit tuaj dhe përkundrazi të përqendroheni në gjëra që mund të ndihmojnë në shtatzëni të shëndetshme. Këtu, një gjë që është plotësisht nën kontrollin tuaj gjatë shtatzënisë është ajo që hani.

Kështu, ushqyerja e shëndetshme është një nga këshillat thelbësore të shtatzënisë, këtu është një listë e ushqimeve që duhet të hani dhe të shmangni për një shtatzëni të shëndetshme.

Çfarë duhet të hani gjatë shtatzënisë?

Ushqimet kryesore për të ngrënë gjatë shtatzënësisë janë perime, fruta, mish me pak yndyrë, vezë, peshk (salmon dhe sardele), produkte të qumështit, fruta të thata dhe arra. Këto janë të mbushura me lëndë ushqyese thelbësore, minerale dhe vitamina.

Për nënat, këto ushqime mund të ndihmojnë që:

Të mbajnë një peshë të shëndetshme.

Të ulin rrezikun e anemisë dhe lindjes së parakohshme.

Të parandalojnë lëkundjet e humorit dhe kapsllëkun.

Të luftojnë sëmundjet ekzistuese shëndetësore si diabeti, presioni i lartë i gjakut, etj.

Çfarë duhet të shmangni gjatë shtatzënisë?

Ushqimi i përpunuar, i konservuar dhe i pa shëndetshëm, pirja e duhanit dhe alkoolit kryesojnë listën e ushqimeve që duhen shmangur gjatë shtatzënësisë pasi mund të çojnë në komplikime të lindjes dhe probleme të tjera shëndetësore si tek fetusi ashtu edhe tek nëna.

Peshku me nivel të lartë mërkuri duhet të shmanget pasi mund të shkaktojë probleme zhvillimi tek fëmijët. Kafeina e tepërt mund të shkaktojë peshë të ulët të lindjes, lindje të parakohshme dhe në disa raste, madje mund të çojë në abort.

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top