Infeksionet urinare janë nder infeksionet bakteriale me të shpeshta dhe prekin më së shumti femrat. Këto infeksione mund të bëhen kronike, me një shfaqje rreth 3 herë në vit. E. Coli është bakteri më i zakonshëm përgjegjës për infeksionet urinare, të cilat, sipas mjekëve nëse nuk trajtohen në kohë dhe siç duhet, mund të rezultojnë fatale.
Ushqimet që rekomandohen dhe ato që duhet të evitohen:
Nëse funksioni renal është optimal, marrja e mjaftueshme e proteinave cilësore është e domosdoshme. Ushqime si veza, mishi, peshku, mishi i pulës, dhe djathi duhet të jenë prezente në çdo vakt.
Mjekët sugjerojnë që të shmangen këto ushqime si: thanat, kumbullat e kuqe dhe vishnje, prodhojnë acid hipurik, i cili rrit aciditetin e urinës. Misri, thjerrëzat, buka, brumërat, kikirikët dhe arrat.
Marrja e mjaftueshme e ushqimeve me vitaminën C është e nevojshme për të parandaluar rishfaqjen e infeksionit. Ushqime të tilla janë agrumet, kivi, luleshtrydhet, specat e kuq.
1 lëng karote me portokall çdo mëngjes është një zgjedhje shumë e mirë për të forcuar mbrojtjen kundër infeksionit. Ekspertët sugjerojnë evitimin e kafeinës dhe alkoolit, si dhe të konsumohet ujë mjaftueshëm.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.