Këshilla & Arsye

November 19, 2019 | 9:10

Ushqimet që duhet të hani dhe ato që duhet të shmangni gjatë ciklit menstrual

Nevojat ushqyese të grave ndryshojnë gjatë gjithë ciklit menstrual dhe arsyeja për këtë nuk është vetëm luhatja e hormoneve. Ato gjithashtu humbasin minerale thelbësore dhe vitamina përmes gjakderdhjes. Për të zëvendësuar këto humbje, ekspertët rekomandojnë një dietë të ekuilibruar në përputhje me ciklin menstrual. Disa produkte mund t’ju ndihmojnë të mbani një nivel të shëndetshëm të elementeve dhe mund të luftojnë kushte si ngërçe, ënjtje, dhimbje koke, të vjella dhe lodhje.

Ja cilat janë produktet që duhet të hani dhe ato që duhet të shmangni gjatë ciklit tuaj në mënyrë që të qëndroni të shëndetshëm.

Ushqimet që duhen konsumuar:

  1. Brokoli

Hekuri është minerali që ju humbni më shumë gjatë ciklit menstrual. Brokoli do t’ju ndihmojë të kompensoni humbjen. Përveç hekurit, brokoli është i pasur me fibra, magnez dhe kalium të cilat do të ndihmojnë në uljen e fryrjes, rregullimin e tretjes dhe qetësimin e muskujve nëse vuani nga ngërçe.

  1. Banane

Bananet mund të jenë zgjidhja më e mirë gjatë ciklit tuaj. Ato janë plot me kalium, magnez dhe fibra dhe do t’ju ndihmojnë të menaxhoni lëvizjet e çrregullta të zorrëve, diarrenë dhe dëshirat për ushqime shtesë.

  1. Çokollatë e zezë

Çokollata e zezë përmban shumë minerale të shëndetshme si hekuri, magnezi, antioksidantë dhe flavanole. Kjo e fundit ju sjell përfitime, duke relaksuar enët e gjakut. Pa harruar cilësinë magjike të çokollatës për të rritur gjendjen shpirtërore!

  1. Salmon

Salmoni duhet të përfshihet në çdo dietë që konsiderohet e shëndetshme sepse përmban acide yndyrore omega-3 dhe është një burim i pasur i proteinave. Hani salmon gjatë ciklit tuaj për të zvogëluar inflamacionin, lehtësuar ngërçet dhe rregulluar ciklin menstrual.

  1. Xhenxhefil

Xhenxhefili është i mirë për të kontrolluar inflamacionin por gjithashtu do t’ju ndihmojë të zvogëloni dhimbjet menstruale. Shtoni xhenxhefil të freskët në çajin tuaj nëse vuani nga fryrjet e barkut.

  1. Portokall dhe limon

Hani më shumë fruta në mënyrë që të rritni konsumimin e vitaminës tuaj dhe të zvogëloni dëshirat për sheqer gjatë ciklit tuaj. Agrumet janë veçanërisht të mira. Përveç vitaminave, ato përmbajnë shumë fibra dhe ujë, të cilat do ta mbajnë trupin tuaj të hidratuar dhe do të përmirësojnë tretjen. Për më tepër, agrumet janë të mira për të lehtësuar të vjellat dhe kushtet e tjera të pakëndshme që lidhen me menstruacionet.

Ushqimet që duhen shmangur:

  1. Qumësht

Duhet të shmangni produktet e qumështit nëse keni ngërçe të vazhdueshme dhe dhimbje barku. Qumështi përmban laktozë, një lloj specifik i sheqerit që disa njerëz kanë vështirësi në tretjen e tij. Për më tepër, laktoza mund të shkaktojë fryrje, dhimbje në stomak dhe të përziera – të gjitha gjërat që tashmë mund t’i keni për shkak të ciklit.

  1. Karamelet dhe snack

Ushqimet tuaja të preferuara mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore por ato gjithashtu kontribuojnë në fryrjen, gazin dhe pezmatimin për shkak të sasisë së sheqerit të rafinuar që ato përmbajnë. Tashmë trupi juaj po kalon mjaftueshëm probleme, duke humbur gjak dhe minerale jetike. Në këtë rast, duhet të hiqni sheqerin artificial dhe të zgjidhni atë natyror që e merrni nga frutat.

  1. Kafeina

Studimet tregojnë se konsumi i kafeinës gjatë ciklit, mund të zgjasë kohëzgjatjen e tij dhe në disa raste, të sjellë amenorrea, mungesën e menstruacioneve. Për më tepër, kafeina përshkallëzon sindromën premenstruale. Në rast se ju vuani nga kjo, duhet të shmangni pirjen e kafesë para dhe pas ciklit.

  1. Ushqimet pikante

Ushqimi pikant mund të rezultojë në shqetësime shtesë në stomakun tuaj.

 

 

 

Burimi / https://brightside.me

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top