Këshilla & Arsye

November 2, 2018 | 9:02

Ushqimet që duhet të konsumoni për dhëmbë të bardhë dhe të shëndetshëm

Kujdesi për dhëmbët është shumë i rëndësishëm dhe një nga mënyrat më të mira që dhëmbët të jenë gjithmonë të fortë dhe të bardhë është kujdesi për ushqimin. Disa ushqime janë favorizuese për shëndetin e dhëmbëve dhe konsumimi i tyre ndihmon që goja jonë të duket më perfekte.

  1. Karota

Karota është e mirë për mukozën e gojës dhe mishrat. Gjithashtu e bën smaltin e dhëmbëve të fortë. Karotat e freskëta janë një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur dhëmbët dhe mishrat e shëndetshëm.

  1. Peshku

Gjithkush e di se dhëmbët kanë nevojë për kalcium, por fosfori që gjendet tek peshku është gjithashtu një nga elementët më të rëndësishëm për mbajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm.

  1. Majdanoz

Majdanozi është një nga burimet kryesore të kalciumit dhe kjo është shumë e rëndësishme për shëndetin e dhëmbëve.

  1. Mollë

Mollët janë jashtëzakonisht efektive kur bëhet fjalë për trajtimin e problemeve të dhëmbëve dhe parandalimin e tyre.

  1. Kivi

Ky frut ka shumë vitaminë C dhe nëse ju mungon vitamina C, prodhimi i kolagjenit zvogëlohet dhe mishrat fillojnë të gjakosen.

  1. Qepë

Ky është një antibiotik natyror që vret bakteret e dëmshme në gojë.

  1. Susam

Susami heq gurëzat e dhëmbëve shumë mirë dhe e bën smaltin më të fortë.

  1. Djath

Djathi i fortë ka shumë pak kripë dhe shumë kalcium. Djathi ndihmon për të mbajtur ekuilibrin e duhur të pH-së që nuk lejon që bakteret të riprodhohen (disa lloje djathi mund të shkaktojnë erë të pakëndshme).

  1. Çaj jeshil

Çaji jeshil vret bakteret që dëmtojnë dhëmbët, përveç kësaj çaji jeshil e bën frymën tuaj shumë të freskët.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top