Mirëqenie

June 21, 2018 | 14:59

Ushqimet që duhet të konsumoni për mishra dhëmbësh të shëndetshëm

Higjiena e gojës është e rëndësishme për trupin tuaj. Për të pasur mishra të shëndetshëm ndiqni një dietë që lehtësojnë inflamacionin.

Një studim i kryer në Gjermani tregoi sesi një dietë e shëndetshme ndikoi në mishrat e dhëmbëve. Kur i keni mishrat e fryra dhe ju rrjedhin gjak, ato bëhen shumë të sikletshme. Nëse nuk trajtohen mund të shkaktojnë tkurrje të mishrave.

Shkencëtarët kryen një hulumtim duke i fokusuar disa pacientë në një dietë të pasur me Omega 3, vitamina C, D, antioksidantë dhe fibra. Për 4 javë vullnetarët hoqën dorë nga proteinat dhe sheqernat. Ndërsa grupi i kontrollit vazhdoi të ndiqte dietën e zakonshme, të pasura me yndyra dhe me ushqime sa më pak me origjinë bimore.

Një muaj pas fillimit të eksperimentit, rezultati ishte se ata që kishin konsumuar një dietë të shëndetshme nuk kishin më probleme me mishrat e dhëmbëve.

Por cilat janë ushqimet që duhen konsumuar për të ruajtur higjienën e gojës?

Mos hiqni dorë kurrë nga frutat, sidomos mollët dhe dardhat janë burim i fibrave. Por edhe qershitë janë të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë, të cilat ndihmojnë në kontrollin e inflamacionit.

Në tryezë nuk duhet të mungojnë marule, e cila përmban vitamina A, specat e kuq dhe jeshile. Mos harroni dhe një çokollatë.

Ky ushqim nuk është i mirë vetëm për dhëmbët, por edhe për humorin.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top