A e dini se ushqimet që hani mund të kenë efekt pozitiv ose negativ në lëkurën tuaj? Mbushja e trupit me vlerat e duhura ushqyese jua mban lëkurën të shëndetshme, të hidratuar dhe të pastër. Prandaj, më poshtë ju sjellim disa prej ushqimeve më të mira për një lëkurë të bukur.
Mollët
Mollët mund të bëjnë më shumë sesa veç ta mbajnë doktorin larg, pasi mund t’ju ndihmojnë të keni një lëkurë të bukur, rinore e të shëndetshme. Mollët përmbajnë kolagjen, i cili promovon elasticitetin e lëkurës. Mollët e kuqe përmbajnë më shumë kolagjen.
Boronicat
Boronicat janë të mbushura me ushqyes. Ato janë të pasura me fibra, vitaminë C dhe vitaminë A. Ato gjithashtu përmbajnë shumë antioksidantë që jua forcojnë sistemin imunitar dhe ju ndihmojnë ta mbani lëkurën në formë.
Bananet
Bananet përmbajnë kalium, mineral i cili luan rol të rëndësishëm në balancimin e lagështisë në lëkurë. Lëkura e tharë mund të jetë shenjë e mungesës së kaliumit. Nëse keni lëkurë të tharë, atëherë rregullojeni këtë problem duke ngrënë një banane në ditë.
Shalqiri
Shalqiri ka përmbajtje prej mbi 90% ujë. Jo vetëm se është ushqim i ëmbël e i shijshëm, por edhe e hidraton lëkurën duke i dhënë një shkëlqim rinor.
Luleshtrydhet
Sado që janë të vogla, ato janë tejet të shëndetshme për lëkurën. Luleshtrydhet janë të pasura me acid elagjik, i cili ndihmon në luftimin e rrudhave dhe dëmeve nga rrezet ultravjollcë.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.