Është koha të ushqeheni mirë që të kujdeseni për pamjen e jashtme. Mënyra më e mirë për të shmangur plakjen e parakohshme është të konsumoni disa ushqime të caktuara. Ushqimi është një nga faktorët kryesor që ndikon në lëkurën tonë e sidomos në atë të fytyrës.
Disa nga ushqimet që duhet të konsumojmë për një lëkurë të mirë janë këto:
Pulë e pjekur: Për t’u dukur më të rinj. Peshku dhe fasulet janë të mbushura me proteina. Ndërsa jeni duke i tretur ato, trupi juaj kthen proteinat në aminoacide për të ndihmuar në krijimin e qelizave të reja.
Hudhra: është e mbushur me antioksidantë që mbrojnë lëkurën të quajtur polyphenols, të cilat ndihmojnë gjithashtu nga radikalet e lira, molekulat e paqëndrueshme që shkatërrojnë kolagjenin.
Çaji jeshil: Kafeja mund të rrisë rrezikun për t’ju krijuar rrudha, për shkak të përbërjes së saj. Në vend të kafesë mund të përdorni çajin jeshil, i cili është plot me polifenol.
Vaji i ullirit: Ky vaj i shëndetshëm është i pasur me acid oleik, një acid yndyror që e bën lëkurën të butë duke mbajtur membranat qelizore të lëngshme. Vitamina e saj E dhe polifenolet gjithashtu ndihmojnë që lëkura juaj të duket e re.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.