Mirëqenie

October 21, 2019 | 11:50

Ushqimet që duhet të konsumoni, për të mos përkeqësuar gjendjen e gastritit

Gastriti është inflamacion ose me fjalë të thjeshta, ënjtje e mureve të brendshme të stomakut, i cili mund të shkaktohet nga marrja e tepruar e alkoolit, ilaçeve të zgjatura anti-inflamatore dhe ndonjëherë mund të zhvillohet pas një operacioni, ose për shkak të ndonjë infeksioni të rëndë.

Meqenëse gjithçka që hamë duhet të kalojë në stomak, është e rëndësishme të kujdeseni se çfarë jeni duke ngrënë, pasi ushqimi që konsumoni, ndonjëherë mund të përkeqësojë gjendjen e gastritit. Për këtë rekomandohen ushqime lehtësisht të tretshme.

Alkooli, duhani dhe kafeina duhet të eliminohen plotësisht, pasi ato, ka të ngjarë të shkaktojnë acarim të stomakut dhe do të çonin në ënjtje të mëtejshme, duke e bërë gjendjen gjithnjë e më të komplikuar. Pini shumë ujë, pasi lehtëson tretjen. Sigurohuni që të mos pini ujë menjëherë pas ngrënies, pasi kjo do të rezultojë në hollimin e acideve tretëse, duke e bërë tretjen të vështirë.

USHQIMET MË TË MIRA PËR GASTRITIN

Frutat si dardha, mollët, bananet, manaferrat dhe ato me acid të ulët duhet të përfshihen në dietën tuaj ditore. Frutat janë ushqime qetësuese për gastritin, dhe gjithashtu të pasura me fibra, prandaj, ndihmojnë për ta bërë tretjen shumë më të lehtë.

PERIME JESHILE

Perimet me gjethe duhet të lahen siç duhet, përpara se të gatuhen. Perimet si marule, spinaq, kopër, brokoli etj., përmbajnë fibra dietike të larta dhe janë të pasura me vitaminë K, të cilat ndihmojnë në tretje dhe në qetësimin e acarimit të stomakut.

LËNG KOKOSI DHE LËNG KAROTE

Uji i arrës së kokosit dhe karotës bën mrekulli për gjendjen e gastritit. Ndihmon në qetësimin e inflamacionit të stomakut.

MISHI DHE PRODUKTET E QUMËSHTIT

Mishi dhe produktet e qumështit nuk rekomandohen të përfshihen në një dietë të gastritit, por ato janë ushqime të pasura me proteina që trupi i kërkon. Prandaj, këshillohen të konsumohen në sasi të vogla, pa e tepruar.

PINI SA MË SHUMË UJË GJATË DITËS

Pini të paktën 10-12 gota ujë çdo ditë. Uji jo vetëm që ndihmon në tretje, por gjithashtu ndihmon trupin të heqë qafe toksina të ndryshme, të cilat nga ana tjetër do të zvogëlonin rrezikun tuaj ndaj çdo infeksioni që mund të çojë në ndërlikime të mëtejshme në gjendjen e gastritit.

 

 

Burimi / Panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top