Këshilla & Arsye

January 16, 2019 | 10:00

Ushqimet që duhet të konsumoni për të mposhtur kancerin

Ju e dini sa i rëndësishëm është ushqimi për mirëmbajtjen e shëndetit. Vitaminat dhe mineralet që gjenden në ushqime janë kruciale për funksionimin e duhur të trupit dhe secilit sistem që e përmban. Është dëshmuar herë pas here se ajo çfarë hani ka ndikim të drejtpërdrejt në shëndetin e trupit.

Edhe zgjedhjet e shëndetshme të stilit të jetesës – siç janë ushtrimet e rregullta fizike dhe konsumimi i sasive të mëdha të ujit – do ua rrisin shanset për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Ushqimi si ilaç

Studimet e reja janë përqendruar në përdorimin e ushqimit si ilaç. Rezultatet nga laboratorët më prestigjiozë në botë tregojnë se jo vetëm që ushqimi i shëndetshëm përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe parandalon sëmundjet, por edhe i lufton ato.

Më poshtë jepen disa prej ushqimeve që njihen në veçanti për shkatërrimin e qelizave kanceroze.

Hudhra

Bashkë me qepët dhe prasin, hudhra përmban antioksidantë të fuqishëm si allicini, i cili është dëshmuar se largon radikalet e lira nga trupi. Hudhra forcon sistemin imunitar, është e mbushur me vlera ushqyese, zvogëlon presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit, përmirëson funksionin e trurit dhe është detoksifikues natyral.

Brokoli

Brokoli ka sasi të larta të fitokimikaleve dhe antioksidantëve glucorafanin dhe karbinol-indole-3, që janë vërtetuar se zvogëlojnë rrezikun e kancerit në zverk, gji, prostatë, etj. Brokoli është i mirë edhe për eshtrat dhe zemrën.

Çaji jeshil

Përbërësit që gjenden në çaj jeshil e bëjnë atë një luftëtar të jashtëzakonshëm të kancerit. Besohet se disa prej përbërësve të çajit jeshil janë më të fuqishëm se vitamina C për luftimin e radikaleve të lira. Në studime të shumta laboratorike, kjo pije e shijshme është dëshmuar se tkurr tumorin. Shumë ekspertë sugjerojnë se çaji jeshil është edhe parandalues natyral i kancerit.

Spinaqi

Ndonëse ka sasi të ulëta të kalorive, spinaqi ofron shumë përfitime shëndetësore sepse përmban shumë vitamina, minerale dhe acide yndyrore omega-3 që i nevojiten trupit për të qëndruar i fortë. Spinaqi përmban edhe bio-kimikale të quajtura flavonoide, të cilat i largojnë radikalet e lira.

Karotat

Kjo perime e adhuruar nga shumë njerëz është burim i mahnitshëm i beta-karotenit, antioksidues që ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave dhe mund të ngadalësojë rritjen e qelizave kanceroze. Karotat përmbajnë edhe pesticide natyrale, për të cilat shkencëtarët thonë se luftojnë kancerin. Veç të tjerash, karotat janë të mira për një shikim më të mirë, lëkurë më të shëndetshme, etj.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top