Mirëqenie

February 14, 2019 | 8:10

Ushqimet që duhet të konsumoni për të ngadalësuar procesin e plakjes

Ushqimi ka ndikim të madh në funksionet tona fizike dhe mendore, ndërkaq ju ofron shpjegimin kur kërkoni përgjigjen për shtimin e shpejtë të peshës, disponimin e keq, problemet me përqendrim, etj.

Ndonëse nuk mund ta ngadalësojmë procesin natyral të plakjes, ka disa gjëra të caktuara të cilat und t’ju ndihmojnë ta ngadalësoni këtë proces. Ushqimet që i konsumojmë ndikojnë në shpejtësinë me të cilën funksionon metabolizmi dhe, megjithëse proteinat e shpejtojnë atë, karbohidratet e rafinuara dhe komplekse e ngadalësojnë dukshëm.

Metabolizmi i ngadaltë rrit rrezikun e shumë sëmundjeve të ndryshme, por shpie edhe në proces më të përshpejtuar të plakjes. Kështu, për ta ngadalësuar procesin e plakjes, ka disa ushqime të cilat duhet t’i shmangni dhe disa tjera të cilat duhet t’i hani.

Fillimisht, ju duhet t’i shmangni këto ushqime:

  • Ushqimet e fërguara me shumë yndyrë
  • Mishrat e përpunuar
  • Sasinë e tepërt të alkoolit
  • Petullat dhe brumërat

Tani, këto janë pesë ushqimet që e ngadalësojnë procesin e plakjes:

  • Karotat
  • Salmoni
  • Frutat citrikë si portokajtë, limonët, mandarinat, grejpfrutët, etj.
  • Produktet e sojës
  • Fasulet

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top