Lifestyle

June 5, 2019 | 13:25

Ushqimet që duhet të konsumoni për të ruajtur freskinë e lëkurës

Me kalimin e moshës lëkura fillon të humbasë freskinë dhe rrudhet, megjithëse edhe plakja konsiderohet si një proces i bukur dhe i domosdoshëm, jo të gjithë e pëlqejnë, sidomos kur bëhet fjalë për rrudhat. Ka disa ushqime që mund t’i konsumoni për të mbajtur lëkurën tuaj të freskët.

  1. Portokalli dhe agrumet e tjera

Portokalli, ashtu si agrumet e tjera përmban vitaminë C që shërben si antioksidantë që ndikojnë tek radikalet e lira për një përmirësim të lëkurës.

  1. Farat e lulediellit

Ju mund të mendoni se farat nuk janë një ushqim i vlefshëm dhe se ato konsumohen nga njerëzit për të kaluar kohën, p.sh gjatë një ndeshjeje, ose një filmi, por gaboheni! Farat e lulediellit janë plot me përbërës fantastikë për lëkurën tuaj. Ato përmbajnë vitaminë B1, magnez, selenium, fosfor, vitaminë B6, folat, etj. Por vitamina më e vlefshme për lëkurën është vitamina E. Kjo vitaminë prej kohësh konsiderohet një vitaminë me veti shëruese kur aplikohet në lëkurë.

  1. Karotat

Karotat janë një burim vitaminash, ku më e rëndësishmja është Beta Karoten. Sipas studimeve Beta Karoteni është i domosdoshëm për çdo organ, veçanërisht për lëkurën, më e rëndësishmja është se suplementët e saj mbrojnë lëkurën prej djegies nga dielli.

  1. Vezët

Vezët janë fantastike për shëndetin, veçanërisht për lëkurën dhe kockat, ato përmbajnë vitaminë D. Sigurisht që mënyra më e mirë për të përfituar vitaminën D është ekspozimi në diell, por vitamina D është një problem më vete, sidomos për moshat e vjetra. Mungesa e vitaminës D lidhet më sëmundje si kanceri i lëkurës, psoriasis, kruarjet, si dhe çrregullime të tjera. Kështu që kur nuk mund të dilni në diell, hani vezë.

  1. Manaferrat

Manaferrat janë një nga bimët e shumta që përmbajnë polifenolin që është mbrojtës i lëkurës, këto janë të shijshme dhe përmbajnë vitaminë C, K, A, fibra dhe antioksidantë. Polifenoli merret nga bimët dhe shërben për mbrojtjen nga rrezet ultra vjollcë të diellit, si dhe ndikon tek lëkura si anti-rrudhë.

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top