Sistemi tretës ka qenë një ndër termat më të përdorura në komunitetin e mirëqenies për vitet e fundit. Të dhënat e fundit tregojnë se 86% e njerëzve vuajnë nga problemet gastrointestinale dhe një dietë e pasur me produkte bimore mund t’i parandalojë këto probleme.
Përmirësimi i sistemit tretës ndihmon në parandalimin e këtyre problemeve si fryrja e barkut apo për të pasur një bark më të sheshtë. Më poshtë gjeni dy nga lëndët ushqyese që përmirësojnë sistemin tretës, ju ndihmojnë të ndiheni më pak të fryrë dhe të humbisni masën e tepërt dhjamore në bark.
Prebiotikët dhe probiotikët
Prebiotikët bashkëveprojnë me probiotikët për të rikthyer bakterin e shëndetshëm në zorrë, duke qenë se këto janë një lloj fibre që ushqen mikrobet e mira në trup, duke ndihmuar në zbërthimin e fibrave të patretshme dhe siguruar një sërë përfitimesh shëndetësore.
Prebiotikët kanë efekte anti-inflamatore dhe mund të përmirësojnë sistemin imunitar. Ushqimet e pasura me probiotikë gjithashtu kanë efekte anti-inflamatore në trup, parandalojnë çrregullimet e traktit urinar dhe sindromën e zorrës së irrituar.
Probiotikët ndihmojnë gjithashtu në rënien në peshë dhe mbrojtjen e shëndetit të zemrës. Disa ushqime të fermentuara përmbajnë nivele të larta të bakterit të mirë, si kosi, kefiri, lakra turshi, duke ndihmuar me sistemin tretës.
Burimet natyrale të prebiotikëve
- Kosi
- Kefir
- Lakra turshi
- Çokollata e zezë
- Kimchi
- Turshitë
Burimet natyrale të probiotikëve
- Hudhra
- Qepa
- Shpargu
- Bananet
- Bollguri
- Molla
- Farat e lirit
- Kakao
- Prasi
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.