Këshilla & Arsye

April 24, 2018 | 14:22

Ushqimet që duhet të shmangni, nëse vuani nga tensioni i lartë

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat e madje shkakton komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve. Nëse dëshironi të shmangni rritjen e tensionit të gjakut, atëherë duhet të jeni dorështrënguar me kripën, të kryeni më shumë aktivitet fizik dhe të ruani një formë të mirë trupore.

Gjithashtu janë edhe shumë ushqime, nga të cilat duhet të hiqni dorë, pasi bëjnë që tensioni të rritet:

Mishi i kuq
Mishi i kuq është i shijshëm, por përmban shumë kolesterol dhe dëmton zemrën dhe enët e gjakut. Një sasi prej 400 gramësh mish i gatuar përmban 254 miligramë kripë dhe 308 miligramë kolesterol. E njëjta gjë vlen për pançetën, sallamin apo proshutat.

Picat e ngrira
Këto ushqime mund të tingëllojnë ideale për një darkë të shpejtë, por një racion i kësaj pice përmban 1,000 miligramë sodium. Prodhuesit e saj shtojnë kripë dhe substanca shtesë për ruajtjen e picës duke rritur rreziqet për tension të lartë.

Salcat e paketuara të domates
Salcat e domateve me paketime qelqi ose metalike rrisin tensionin e gjakut. Një kanoçe me salcë domate përmban 654 miligramë kripë. Një racion me makarona me salcë domate dhe mish përmban 1,300 miligramë kripë.

Turshitë e gatshme
Një filxhan me lakër turshi jo të përgatitur vetë përmban 939 miligramë kripë. Turshitë e tjera përveç lakrës janë të zhytura në lëng me kripë. Një filxhan me kastravecë turshi përmban 1,251 miligramë sodium. Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë nuk duhet të hanë turshi të tilla. Maksimumi duhet të konsumojnë turshi të bëra vetë.

Alkooli
Një sasi e vogël alkooli nuk shkakton dëme, por nëse e teproni me pirjen e alkoolit atëherë ju do të rrisni tensionin e gjakut. Alkooli mundet të ndërhyjë kundër medikamenteve të tensionit të gjakut dhe të ulë efikasitetin e tyre.

Ëmbëlsirat e paketuara
Ëmbëlsirat, biskotat me mbushje shumëngjyrëshe që shiten në paketime të bukura janë të mbushura me sheqerna, yndyra të ngopura dhe kripëra. Ushqime të tilla rrisin tensionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe gjasat e mbipeshës.

Pijet energjike
Konsumi i pijeve energjike e rrit tensionin sistolik me 6.2 % dhe atë diastolik me 6.8 %. Tensioni mesatar i gjakut rritet me 6.4 % pas pirjes së një pije energjike.

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top