Këshilla & Arsye

October 12, 2018 | 9:01

Ushqimet që duhet të shmangni për të patur një bark të sheshtë

 

E kush nuk ëndërron të ketë barkun e përsosur e të sheshtë? Dhjami i barkut është një problem tek shumë persona. Madje në shumë raste dhjami në barkë ka qenë i lidhur me sëmundjen Alzheimer, si dhe me sëmundje të tjera metabolike dhe vaskulare.

Shumë persona kalojnë orë të tëra në palestër, por rezultatet janë shumë të vështira për t’i arrirë sidomos në pjesën e barkut. Por, thuhet se duke ndjekur rutinën e duhur të ushtrimit, dietën e duhur dhe një mënyrë jetese të shëndetshme mund të kemi barkun që gjithmonë kemi ëndërruar.

Për një bark të sheshtë, ju duhet të hiqni dorë  nga këto ushqime ose t’i konsumoni në sasi të kontrolluara dhe të vogla:

Bishtajat, janë ushqyese, por gjithashtu janë të pasura me karbohidrate. Pra, ndërsa ju i konsumoni si proteina, për një bark të sheshtë është mirë që largoni nga dieta juaj.

Kosi. Një filxhan kos përmban pothuajse 170 kalori, ku yndyra zë një masë të konsiderueshme në të.

Pijet e gazuara gjithmonë janë të dëmshme, sidomos për shkak të kalorive të shumta që kanë.

Alkooli ka një përmbajtje të lartë kalorie dhe pothuajse asnjë vlerë ushqyese. Vetëm konsumi gjatë një nate, mund t’ju çojë në marrjen e mijëra kalorive.

Mielli. Studimet tregojnë se konsumi i miellit të përpunuar të bardhë është ndër shkaqet kryesore të obezitetit.

Sheqeri, një gotë sheqer i bardhë përmban 773 kalori shkatërruese për shëndetin e njeriut.

Majoneza, ka rreth 80% yndyrë.

Ushqimet e shpejta (fast food), kanë tendencë të jenë të larta në yndyrë të ngopur, sheqer, kripë dhe kalori.

Patatja përmban rreth 163 kalori. Nëse përpiqeni të keni stomakun e përsosur dhe të sheshtë, mbani mend që t’i konsumoni në masë të reduktuar.

Frutat e thata, përveçse janë të pasura me më shumë kalori sesa frutat e freskëta, ato shpesh janë edhe të veshura me sheqer.

Çokollatat, të pasura me suplemente energjie do të mohojnë të gjithë punën e vështirë që keni bërë për një bark të sheshtë.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top