Mirëqenie

December 13, 2018 | 12:55

Ushqimet që duhet t’i përfshini në dietën tuaj për t’u dobësuar dhe për të bërë muskuj

Thonë se mëngjesi është vakti më i rëndësishme i ditës, por po aq e rëndësishme është edhe ajo çfarë hani për mëngjes. Dietat me sasi të larta të proteinave janë bërë të popullarizuara në botën e fitnesit sepse ndihmojnë në humbjen e peshës dhe e promovojnë rritjen e muskujve.

Konsumimi i proteinave përshpejton metabolizmin, zvogëlon oreksin dhe ndryshon shumë hormone të cilat merren me rregullimin e peshës. Duke e filluar ditën me një vakt që përmban sasi të larta të proteinave ju e digjni yndyrën më shpejt, pasi një vakt i tillë zvogëlon ghrelinin – hormonin e urisë – gjë i cili ju bën të ndiheni më të ngopur për një kohë më të gjatë.

Burimet e zakonshme të proteinave përfshijnë mishin dhe produktet e bulmetit, por ka edhe alternativa tjera. Sidoqoftë, cilat janë ushqimet me sasinë më të lartë të proteinave që duhet të konsumohen në mëngjes?

Vezët, sepse një e tillë përmban rreth 6-7 gramë proteina

Mishi i kuq, sepse në 100 gramë mish gjenden 25 gramë proteina

Salmoni, sepse përmban 20 gramë proteina për 100 gramë salmon.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top