Këshilla & Arsye

November 17, 2018 | 9:44

Ushqimet që duhet t’i shmangni kur jeni me grip

Sa herë që jemi të sëmurë me grip gjëja e parë që bëjmë është pirja e çajit ose konsumimi i supave të pulës. Këto dy ushqime sigurisht që bëjnë mjaft mirë për shëndetin tonë, po shpesh ne konsumojmë edhe gjëra që e përkeqësojnë edhe më tej situatën.

Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni kur jeni me grip:

Karamelet dhe ëmbëlsirat: Sheqeri dobëson rruazat e bardha të gjakut të cilat janë çelësi për luftimin e infeksioneve. Mos i konsumoni ato dhe gjithashtu lëngjet që përmbajnë sheqer deri sa të ndiheni më mirë.

Karbohidratet: Në qoftë se doni të hani makarona, bukë apo karbohidrate të tjera mendohuni mirë pasi ato treten duke u kthyer në sheqer dhe arsyen sapo e thamë më sipër.

Alkooli: ndikon drejtpërdrejtë në dehidratim. Të jeni i pa hidratuar kur jeni sëmurë shkakton dhimbje më të madhe në trupin dhe kockat tuaja

Ushqimi pikant: Mund t’ju ndihmojë për të pastruar hundët e bllokuara. Por mos e përdorni kur keni të përziera sepse vetëm do të përkeqësojë gjendjen.

Fast Food: Ushqimi yndyror mund të shkaktojë inflamacion, duke shtypur sistemin imunitar. Ai gjithashtu mund të jetë më i vështirë për t’u tretur krahasuar me karbohidratet dhe proteinat, kështu që mundohuni t’i shmangni nëse keni përzierje ose dhimbje barku.

 

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top