Sigurisht shumica e njerëzve janë pak skeptikë lidhur me këtë çështje. A është e mundur që disa ushqime të kenë efekt më të madh mbi lëkurën tuaj se sa vetë qëndrimi për një kohë të gjatë përpara diellit?
Por mos u habisni, sipas New York Daily News, një mënyrë e sigurt që ju t’i shtoni edhe më shumë pigment lëkurës suaj është konsumimi i ushqimeve që përmbajnë pigmente organike të tilla si karotat, portokalli, pjepri, vaji i ullirit, kungulli dhe shumë perime të tjera.
Nuk ka rëndësi nëse i konsumoni ato si lëng apo në formën e tyre të thjeshtë, efekti që ato kanë në lëkurën tuaj është i mahnitshëm.
Gjithashtu ekzistojnë receta të caktuara me këto produkte me të cilat ju mund të përgatisni një masë kremoze e të lyeni me të trupin tuaj.
Burimi / scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.