Këshilla & Arsye

March 4, 2019 | 13:26

Ushqimet që janë më të yndyrshme se gjalpi

Gjalpit i ka dalë nami, sepse përmban përqendrim të lartë të acideve yndyrore të ngopura që lidhen me rritjen e presionit të gjakut dhe kolesterolit të keq në gjak. Megjithatë, gjalpi nuk është gjëja “më e keqe” që mund ta vendosni në një fetë buke.

Vaji i kokosit – Një lugë e vajit të kokosit përmban madje 11,8 gramë të acideve yndyrore të ngopura që e bëjnë atë bartës të rekordit në kategorinë e ushqimeve me përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura.

Djathi i dhisë – Djathi i dhisë shtrihet mirë në bukë, por një racion (rreth tridhjetë gramë) ka 6 gramë yndyrë të ngopur, kështu që është më mirë ta hani atë vetëm herë pas here.

Qumështi me më pak yndyrë – Të gjithë e dimë se qumështi është i mbushur me yndyrë, por çuditërisht qumështi me përmbajtje të ulët të yndyrës – p.sh. qumështi me 2 për qind ende dukshëm i shkel rregullat e ushqimit të shëndetshëm. Në 200 ml të këtij qumështi ndodhen rreth 3 për qind të acideve yndyrore të ngopura.

Gjalpi i kikirikut – Nga gjalpi i thjeshtë më i yndyrshëm është ai që bëhet nga kikiriku. Në dy lugë të këtij ushqimi amerikan, i cili është përhapur dhe në menytë botërore, ndodhen rreth 3,4 gramë yndyrë e ngopur.

Çokollata e zezë – Edhe në qoftë se mund të përmbaheni kur bëhet fjalë për konsumin racional të çokollatës, mund të befasoheni që 30 gramë të çokollatës së zezë përmban 6 gramë yndyrë të ngopur, që është rreth dy herë më shumë se gjalpi.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top