Plakja është një pjesë e jetës dhe nuk mund të shmanget. Gjithsesi, ushqimet qe ju konsumoni ndihmojnë që ta kaloni sa më shëndetshëm këtë fazë të jetës.
Vaj ulliri ekstra i virgjër
Vaji i ullirit është një nga yndyrnat më të shëndetshme në botë. Shumë studime të kryera rreth efekteve që ai ka tek shëndeti i organizmit kanë vërtetuar se konsumimi i tij parandalon sëmundjet që lidhen me plakjen. Vaji i ullirit arrin të ulë tensioni e gjakut, eliminon rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, si dhe ndihmon sistemin tretës dhe mund të funksionojë në luftimin e qelizave tumorale. Përveç këtyre vetive, vaji i ullirit nëse përdoret dhe si një hidratues për lëkurën e bën atë më të shndritshme dhe të shëndetshme. Madje mund ta mbrojë dhe nga ekspozimi i rrezeve të dëmshme të diellit.
Çaji jeshil
Çaji jeshil është si një paketë e mbushur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e trupit ndaj radikalët e lirë. Gjithashtu ky produkt është i pasur me polifenolë, të cilët ndihmojnë në parandalimin e diabetit, rezistencën ndaj insulinës, inflamacionin dhe sëmundjet e zemrës. Nga ana tjetër këto substance arrijnë të ruajnë përqindjen e kolagjenit në trup, që është proteina e cila mbron lëkurën.
Salmoni
Peshqit si salmoni janë të pasur me omega 3, një substancë e cila ndihmon trupin kundër sëmundjeve të zemrës, inflamacionin dhe ulcerës së kolitit. Gjithashtu salmoni ka substanca të cilat ndihmojnë në rininë e lëkurës.
Çokollata e zezë
Antioksidantët që gjenden tek çokollata e zezë janë më të fortë sesa ato që përmbajnë boronicat apo thanat. Studimet vërtetuan që përdorimi i saj arrin të ndihmojë trupin në uljen e presionit të gjakut, rrit sensitivitetin e insulinës dhe përmirëson funksionimin e arterieve. Gjithashtu flavonoidët që gjenden tek çokollata e zezë ruajnë lëkurën nga ekspozimi i diellit, që është një nga faktorët kryesorë të plakjes së lëkurës.
Perimet
Perimet janë të mbushura me substance të shëndetshme dhe nuk kanë shumë kalori. Ato përmbajnë dhe antioksidantë të cilët ulin rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, kataraktit dhe qelizave kanceroze. Disa perime përmbajnë karoteniode si beta karroteni. Këto substanca mbrojnë lëkurën nga radiatimi ndaj diellit dhe radikalët e lirë të cilët ndikojnë tek plakja e lëkurës. Perime gjithashtu përmbajnë vitaminën C, që ndikon tek prodhimi i kolagjenit.
Farat e linit
Farat e linit nëse konsumohen shpesh arrijnë ti japin organizmit lignane që ndihmon në uljen e kolesterolit, nivelin e lartë të sheqerit dhe ulin probabilitetin e prekjes nga tumoret e gjirit dhe prostatës.
Shega
Shega është një nga frutat më të shëndetshme. Antioksidantët që përmbajnë shegët madje janë më të fuqishme sesa ato që ndodhen në çajin jeshil. Shegët ndihmojnë në uljen e inflamacionit, dhe dëmet që shkakton niveli i lartë i gjakut.
Avokadot
Avokadot janë të pasur me fibër të shëndetshme, dhe shumë vitamina dhe minerale që luajnë rol kyç në shëndetin e organizmit. Për më tepër, avokadot përmbajnë polihidroksilate që ndihmojnë në reduktimin e prekjes nga inflamacioni. Gjithashtu konsumimi i avokados mbron lëkurën nga dielli dhe rregullojnë AND-në e dëmtuar.
Burimi / AgroWeb.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.