Këshilla & Arsye

February 10, 2020 | 10:38

Ushqimet që ju ndihmojnë të frenoni urinë

Shkencëtarët janë duke kërkuar për “sekretin” që do t’i ndihmojë njerëzit të heqin qafe kilogramët e padëshiruar dhe të stabilizojnë peshën e tyre.

Dihet që kufizimi i kalorive dhe stërvitja janë zgjidhja e problemit, por ka edhe disa ushqime që mund të kufizojnë oreksin dhe kështu humbja e peshës do të jetë më e lehtë.

1. Mollët-janë një zgjidhje ideale. Ato zvogëlojnë ndjenjën e urisë pasi përmbajnë pektinë e cila ndihmon për të stabilizuar nivelin e glukozës në gjak.

2. Kumbulla të thata. Fibrat dhe sorbitoli i kumbullës stabilizojnë glukozën në gjak dhe zvogëlojnë urinë, ndërsa plotësojnë edhe dëshirën për shijen e ëmbël.

3. Çokollatë e zezë. sipas studimeve, ngrënia e një sasie të vogël çokollate të zezë frenon urinë. Komponimet e çokollatës së zezë ngadalësojnë tretjen dhe na bëjnë të ndjehemi të ngopur.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top