Një pjesë e madhe e njerëzve përjetojnë stres ose ankth në jetën e përditshme, por ka një mënyrë për ta parandaluar. Mjafton të shtoni në dietën tuaj disa ushqime specifike si qumësht, peshk, çokollatë të zezë, avokado dhe bajame, në mënyrë që të ndiheni më të qetë.
Ato ndihmojnë shëndetin tuaj mendor, gjithashtu mund të ndihmojnë në uljen e shfaqjes së simptomave të lidhura me stresin. Vetëm shtimi i këtyre ushqimeve nuk është i mjaftueshëm për të larguar plotësisht stresin, por ato janë një shtesë e shkëlqyeshme për gjendjen shpirtërore dhe mirëqenien tuaj në përgjithësi.
QUMËSHTI
Fosfolipidet që përmban qumështi, mund të ndihmojnë që të ndiheni më mirë. Ato, gjithashtu, mund të ndihmojnë funksionin tuaj konjitiv dhe reagimin tuaj ndaj stresit. Pirja e qumështit në baza ditore është një ide e mirë. Kjo, për shkak se mund të rrisë përgjigjen tuaj endokrine ndaj stresit. Mund të ndihmojë gjithashtu për përmirësimin e kujtesës.
BORONICA
Ky frut i shijshëm qëndron mbi pjesën tjetër për shkak të antioksidantëve të tij. Përkatësisht, ato kanë sasi të mëdha të vitaminave C dhe E. Lëngu natyral i boronicës mund të zvogëlojë prodhimin e kortizolit. Boronica, gjithashtu, ka kalium, magnez dhe mangan. Këto janë tri minerale që ndihmojnë në reduktimin e ankthit.
ÇOKOLLATA E ZEZË
Rekomandohet të hani një gjysmë çokollatë të errët çdo ditë. Arsyeja është se çokollata e errët zvogëlon nivelin e adrenalinës dhe kortizolit. Në të njëjtën kohë, ajo rrit serotoninën. Çokollata e zezë gjithmonë ka më shumë se 60% kakao. Ky ushqim ndihmon për të luftuar stresin oksidues, depresionin, lodhjen dhe simptoma të tjera që lidhen me të.
SALMON
Salmoni dhe peshqit e tjerë janë të pasur me acide yndyrore omega 3. Ky acid ndihmon për të zvogëluar inflamacionin dhe për të rritur prodhimin e neurotransmetuesve si serotonina. Salmoni, gjithashtu, ka antioksidantë të fortë dhe minerale thelbësore. Këto elemente luftojnë prodhimin e kortizolit dhe adrenalinës. Si rezultat, ato rrisin reagimin e trupit tuaj ndaj stresit në një mënyrë pozitive.
AVOKADO
Avokadot janë të pasura me acide yndyrore, vitaminë E dhe minerale të ndryshme. Këto mbrojnë membranat qelizore dhe sistemin nervor në tërësi. Pak avokado në ditë mund të ndihmojë në kontrollin e presionit të gjakut dhe niveleve të larta të kortizolit dhe ankthit. BAJAME Bajamet, si frutat e tjerë të thata, përmbajnë vitaminë E, minerale dhe yndyra komplekse dhe të shëndetshme, të cilat rrisin përqendrimin. Bajamet gjithashtu ndihmojnë për të kontrolluar stresin.
TËRSHËRA
Ngrënia e tërshërës në mëngjes ju ndihmon të keni një ditë më të mirë. Ju mund të jeni më të qetë me më shumë energji fizike dhe mendore. Kjo, për shkak se ato promovojnë prodhimin e serotoninës në trurin tuaj.
Burimi / Panorama.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.